Lajmet e fundit

Published On: 11 Mars, 2024

Këshilli Shtetëror i Cilësisë mbajti mbledhjen e 121-të

Këshillit Shtetëror i Cilësisë (KShC) i Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA), më 06.03.2024 mbajti mbledhjen e 121-të, në të cilën ka vendosur që më datë 24.09.2024 të mbahet në Prishtinë Konferenca e dytë ndërkombëtare e AKA-së që trajton tema të ngritjes së cilësisë në arsimin e lartë.

Koordinator i kësaj konference nga KShC-ja është caktuar profesoresha Maja Martinovic, ndërsa nga administrata e AKA-së, z. Milot Hasanxhekaj.

Në këtë mbledhje, KShC ka shqyrtuar kërkesat dhe ankesat e institucioneve të arsimit të lartë dhe ka marrë vendime përkitazi me to.

Në këtë mbledhje KShC ka pranuar edhe disa njoftime me institucionet e arsimit të lartë.

Antare e plotë në:

Më Shumë Nga Lajmet e Fundit

KShC mbajti mbledhjen e rregullt të 144-të

16 Janar, 2026|

Këshilli Shtetëror i Cilësisë (KShC) i Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA) ka mbajtur më 15 janar 2026 mbledhjen e rregullt të 144-të me radhë, në të cilën janë shqyrtuar disa pika të rëndësishme të [...]