Lajmet e fundit

Published On: 15 Nëntor, 2024

Agjencia e Kosovës për Akreditim organizon trajnim për ekspertët e akreditimit

Më 15.11.2024, Agjencia e Kosovës për Akreditim (AKA) organizoi një trajnim gjithëpërfshirës për ekspertët të cilët do të përfshihen në procesin e akreditimit institucional dhe të programeve.

Trajnimi pati në fokus ndryshimet e fundit në standardet dhe rregulloret e akreditimit, dhe kishte për qëllim të njoftojë ekspertët me kriteret dhe pritshmëritë e reja. Pjesëmarrësit u udhëzuan në detaje për hartimin e raporteve të vlerësimit dhe për mënyrën e llogaritjes së përputhshmërisë me standardet.

Kjo iniciativë paraqet një vazhdimësi të përkushtimit të AKA-së për të mirëmbajtur standarde të larta dhe për të siguruar përmirësim të vazhdueshëm të cilësisë në sektorin e arsimit të lartë në Republikën e Kosovës.

Antare e plotë në:

Më Shumë Nga Lajmet e Fundit

  • SaveTheDate26

Shënojeni datën: 29 shtator 2026

27 Gusht, 2026|

Agjencia e Kosovës për Akreditim organizon Konferencën e Katërt Vjetore Ndërkombëtare: “Sigurimi i brendshëm i cilësisë në institucionet e arsimit të lartë: Nga vlerësimi te kultura e cilësisë” 📍 Prishtinë 🗓️ 29 shtator 2026 Më [...]