Agjencia e Kosovës për Akreditim publikon spotet promovuese për punën e saj
Agjencia e Kosovës për Akreditim (AKA), në bashkëpunim me studentët e Fakultetit të Inxhinierisë Elektronike dhe Kompjuterike të Universitetit të Prishtinës, si dhe me përkrahje teknike nga Fakulteti i Gazetarisë i UP-së, ka përgatitur video-spote promovuese që pasqyrojnë rolin dhe angazhimin e saj në sigurimin e cilësisë në arsimin e lartë.
Qëllimi i këtyre videove promovuese është sensibilizimi i studentëve në të gjitha institucionet e arsimit të lartë lidhur me rëndësinë e bashkëpunimit me AKA-në në procesin e përmirësimit të vazhdueshëm të cilësisë në arsimin e lartë në Republikën e Kosovës.
Për Agjencinë e Kosovës për Akreditim, roli i studentëve në përmirësimin e vazhdueshëm të cilësisë është thelbësor. Në këtë drejtim, AKA ka krijuar mekanizma për pranimin e sugjerimeve dhe ankesave nga studentët, të cilat kontribuojnë në ruajtjen e standardeve të akreditimit, përmirësimin e rezultateve të të nxënit dhe avancimin e kushteve të studimit.
Në realizimin e këtyre videove promovuese kanë marrë pjesë studentët: Hira Bekolli, Anesa Jakupi, Endrit Tytyngjiu, Eldi Kryeziu dhe Drenis Bajrami.
Agjencia e Kosovës për Akreditim i fton të gjithë studentët që, për informata lidhur me akreditimin, të vizitojnë ueb-faqen zyrtare akreditimi.rks-gov.net, ndërsa sugjerimet dhe vërejtjet e tyre mund t’i adresojnë përmes emailit: monitorimi.aka@rks-gov.net
Antare e plotë në:
![INQAAHE_logo_png[1]](https://akreditimi.rks-gov.net/wp-content/uploads/2020/10/INQAAHE_logo_png1-300x106.png)
Më Shumë Nga Lajmet e Fundit
Përvojat e Kosovës në sigurimin e cilësisë prezantohen në konferencën rajonale në Shkup
Me ftesë të Këshillit për Bashkëpunim Rajonal (RCC) dhe Bankës Botërore, nën patronatin e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës të Maqedonisë së Veriut, Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA), Naim Gashi, [...]
Këshilli Shtetëror i Cilësisë vizitoi Fakultetin e Studimeve Islame
Këshilli Shtetëror i Cilësisë (KSHC) i Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA) gjatë një vizite në Fakultetin e Studimeve Islame (FSI), janë pritur nga menaxhmenti i këtij fakulteti me të cilët kanë biseduar për fuqizimin [...]
Mbledhja e radhës e KShC-së fokusohet në akreditim dhe vlerësim të cilësisë
Këshilli Shtetëror i Cilësisë (KShC) i Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA), më 23.03.2026, zhvilloi mbledhjen e tij të rregullt, ku u diskutuan dhe u shqyrtuan një sërë çështjesh me rëndësi për sigurimin e cilësisë [...]
AKA forcon bashkëpunimin ndërkombëtar përmes vizitës zyrtare në Arizona State University
Në kuadër të orientimeve strategjike për internacionalizimin e sistemit të arsimit të lartë në Kosovë dhe forcimin e bashkëpunimit ndërkombëtar në fushën e sigurimit të cilësisë, Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë së Kosovës për Akreditim [...]
Adresimi i Drejtorit të Përgjithshëm të AKA-së para Bordit të CHEA-së në Uashington
Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë së Kosovës për Akreditim, Naim Gashi, në adresimin e tij para Bordit të Këshillit për Akreditimin e Arsimit të Lartë (CHEA) në SHBA, theksoi se Republika e Kosovës ka ndërtuar [...]
Aplikimi i AKA-së për njohje në SHBA shqyrtohet në takimin e Bordit të CHEA
Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA), Naim Gashi, dhe zyrtarja e lartë e AKA-së, Fjollë Ajeti, më 9 mars 2026 morën pjesë në takimin e Bordit të Komitetit të Pranimit të [...]





