AKA forcon bashkëpunimin ndërkombëtar përmes vizitës zyrtare në Arizona State University
Në kuadër të orientimeve strategjike për internacionalizimin e sistemit të arsimit të lartë në Kosovë dhe forcimin e bashkëpunimit ndërkombëtar në fushën e sigurimit të cilësisë, Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA), Naim Gashi, së bashku me zyrtaren e lartë të AKA-së për procedurat pas-akreditimit, Fjollë Ajeti, zhvilluan një vizitë zyrtare në Arizona State University (ASU) në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, i cili është universiteti më i madh publik në SHBA.
Gjatë kësaj vizite, delegacioni i AKA-së zhvilloi një sërë takimesh dhe aktivitetesh akademike në kampusin e universitetit në Tempe dhe në njësitë përkatëse të ASU-së, ku u diskutua për zhvillimet më të fundit në arsimin e lartë, inovacionin akademik dhe rolin e sigurimit të cilësisë në ndërkombëtarizimin e universiteteve.
Vizita u koordinua nga Dr. Cagri Bagcioglu, Drejtor Rajonal për Evropën Lindore dhe Azinë Qendrore në Cintana Education, i cili shoqëroi delegacionin gjatë gjithë programit të takimeve dhe prezantimeve.
Në kuadër të programit, delegacioni vizitoi platformën inovative të mësimit Dreamscape Learn, si dhe laboratorët shkencorë të Earth and Space Exploration dhe Biodesign Institute, ku u prit nga Dr. Stephen Munk, Zëvendësdrejtor i Biodesign Institute në ASU, i cili prezantoi projektet kërkimore dhe teknologjitë e avancuara që zhvillohen në këtë institut.
Delegacioni i AKA-së zhvilloi gjithashtu një takim zyrtar me përfaqësues të iniciativave Zyrës globale akademike të universitetit, ku morën pjesë Julia Rosen, Zëvendëspresidente për Global Academic Initiatives në ASU, dhe Chris Johnson, Drejtor i Lartë dhe Shef për zhvillimin e partneriteteve globale në ASU. Në këtë takim u diskutua për mundësitë e bashkëpunimit ndërinstitucional, zhvillimin e partneriteteve akademike dhe rëndësinë e standardeve ndërkombëtare të sigurimit të cilësisë.
Në vijim të programit, u zhvillua edhe një takim për çështjet e akreditimit dhe qeverisjes akademike me Tamara Deuser, Zëvendëspresidente dhe Drejtore Operative në Zyrën e Provostit të Universitetit, si dhe Andrea Hom, Asistente Drejtore për Operacione në të njëjtën zyrë.
Delegacioni u takua gjithashtu me Dr. Swapna Reddy, asistente e dekanit për partneritet global dhe strategjik në ASU, ku u diskutua për zhvillimin e programeve ndërkombëtare dhe bashkëpunimin akademik në fushat ndërdisiplinore.
Në kuadër të takimeve institucionale, përfaqësuesit e AKA-së zhvilluan një takim edhe në njësinë EdPlus at ASU, ku u pritën nga Casey Evans, Drejtor Operativ, dhe Xiaojing “Icy” Cao, Drejtoreshë për zhvillim ndërkombëtar, ku u prezantuan iniciativat e universitetit në arsimin online, inovacionin digjital dhe zhvillimin e partneriteteve globale.
Programi përfshiu gjithashtu një vizitë në Thunderbird School of Global Management, një nga shkollat më të njohura në botë për studime globale dhe menaxhim ndërkombëtar.
Aktualisht, Arizona State University ka partneritet strategjik afatgjatë me Universum College në kuadër të iniciativës UNI-Kosova, ndërsa regjistrimi i AKA-së në Regjistrin Evropian për Sigurimin e Cilësisë në Arsimin e Lartë (EQAR) dhe përparimi në procesin për t’u bërë autoritet i njohur nga Këshilli për Akreditimin e Arsimit të Lartë (CHEA) në SHBA pritet të rrisin më tej mundësitë për bashkëpunim akademik ndërkombëtar dhe për njohjen e diplomave të institucioneve të arsimit të lartë nga Kosova.
Antare e plotë në:
![INQAAHE_logo_png[1]](https://akreditimi.rks-gov.net/wp-content/uploads/2020/10/INQAAHE_logo_png1-300x106.png)
Më Shumë Nga Lajmet e Fundit
Këshilli Shtetëror i Cilësisë (KShC) mbajti mbledhjen e 155-të
Më 26 tetor 2026, Këshilli Shtetëror i Cilësisë (KShC) i Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA) mbajti mbledhjen e tij të 155-të të rregullt. Gjatë mbledhjes u shqyrtuan çështje të rëndësishme që lidhen me proceset [...]
AKA merr pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të ENQA 2026 në Las Palmas de Gran Canaria, Spanjë
Prof. Avni Berisha, President i Këshillit Shtetëror të Cilësisë (KShC), dhe Arianit Krasniqi, Drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA), morën pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të Asociacionit Evropian për Sigurimin e [...]
Fillon Procesi i Monitorimit për Vitin Akademik 2026/2027
Divizioni për Monitorim ka filluar realizimin e procesit të monitorimit për vitin akademik 2026/2027, në kuadër të mandatit dhe përgjegjësive për mbikëqyrjen e zbatimit të standardeve të cilësisë në institucionet e arsimit të lartë. Sot, [...]
Përfundoi me sukses Konferenca e Katërt Vjetore e AKA-së 2026
Agjencia e Kosovës për Akreditim (AKA) organizoi me sukses Konferencën e katërt vjetore, më 29 shtator 2026 në Prishtinë, me temën “Sigurimi i Brendshëm i Cilësisë në Institucionet e Arsimit të Lartë: Nga Vlerësimi drejt [...]
KShC mbajti mbledhjen e radhës
Këshilli Shtetëror i Cilësisë (KShC) i Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA) mbajti më 28 shtator 2026 mbledhjen e radhës, në të cilën u trajtuan një sërë çështjesh të rëndësishme që lidhen me sigurimin e [...]
Paneli 2: “Praktikat e mira institucionale në sigurimin e brendshëm të cilësisë”
Paneli 2: “Praktikat e mira institucionale në sigurimin e brendshëm të cilësisë” do të bëjë bashkë Zoran Ježić, Ulrike Krawagna, Eltjo Bazen, Majlinda Gjelaj, Furtuna Mehmeti dhe Fortina Kastrati, të cilët do të sjellin këndvështrime [...]









