AKA ka hartuar Rregulloren për Procedurat e Përgjithshme dhe ka rishikuar Kodin e Etikës
Agjencia e Kosovës për Akreditim (AKA), më 26 dhe 27 shkurt 2025, ka mbajtur një punëtori në të cilën janë hartuar dhe diskutuar Rregullorja për Procedurat e Përgjithshme në AKA dhe është shqyrtuar rishikimi i Kodit të Etikës.
Qëllimi i Rregullores për Procedura të Përgjithshme është të sigurojë rregullimin dhe standardizimin e të gjitha procedurave të lidhura me proceset e AKA-së për institucionet e arsimit të lartë dhe programet e tyre në Republikën e Kosovës, në përputhje me standardet më të larta ndërkombëtare të sigurimit të cilësisë.
Nëpërmes kësaj rregulloreje synohet që të vendoset një kornizë e qartë dhe transparente për proceset e akreditimit, nxitja e përmirësimit të vazhdueshëm të cilësisë në institucionet e arsimit të lartë dhe sigurimi i një niveli të lartë të besueshmërisë dhe kredibilitetit për institucionet e akredituara brenda dhe jashtë vendit.
Rregullorja do të dërgohet gjatë javës së ardhshme për diskutim publik.
Në këtë punëtori është rishikuar edhe Kodi i Etikës për stafin e AKA-së. Ky kod e ka për bazë Kodin e Shërbimit Civil të Kosovës, por ai do të plotësohet edhe me disa specifika të AKA-së.
Kodi do të përcaktojë standardet e integritetit, rregullat e sjelljes dhe etikën profesionale që duhet të respektohen nga nëpunësit e Shërbimit Civil të AKA-së, gjatë ushtrimit të funksioneve administrative dhe publike.
Parimet e këtij kodi do të jenë: ligjshmëria, parimi i mos-diskriminimit, besnikëria dhe paanshmëria, efektshmëria dhe efikasiteti, përgjegjshmëria, konfidencialiteti, transparenca dhe barazia.
Antare e plotë në:
![INQAAHE_logo_png[1]](https://akreditimi.rks-gov.net/wp-content/uploads/2020/10/INQAAHE_logo_png1-300x106.png)
Më Shumë Nga Lajmet e Fundit
Përvojat e Kosovës në sigurimin e cilësisë prezantohen në konferencën rajonale në Shkup
Me ftesë të Këshillit për Bashkëpunim Rajonal (RCC) dhe Bankës Botërore, nën patronatin e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës të Maqedonisë së Veriut, Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA), Naim Gashi, [...]
Këshilli Shtetëror i Cilësisë vizitoi Fakultetin e Studimeve Islame
Këshilli Shtetëror i Cilësisë (KSHC) i Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA) gjatë një vizite në Fakultetin e Studimeve Islame (FSI), janë pritur nga menaxhmenti i këtij fakulteti me të cilët kanë biseduar për fuqizimin [...]
Mbledhja e radhës e KShC-së fokusohet në akreditim dhe vlerësim të cilësisë
Këshilli Shtetëror i Cilësisë (KShC) i Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA), më 23.03.2026, zhvilloi mbledhjen e tij të rregullt, ku u diskutuan dhe u shqyrtuan një sërë çështjesh me rëndësi për sigurimin e cilësisë [...]
AKA forcon bashkëpunimin ndërkombëtar përmes vizitës zyrtare në Arizona State University
Në kuadër të orientimeve strategjike për internacionalizimin e sistemit të arsimit të lartë në Kosovë dhe forcimin e bashkëpunimit ndërkombëtar në fushën e sigurimit të cilësisë, Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë së Kosovës për Akreditim [...]
Adresimi i Drejtorit të Përgjithshëm të AKA-së para Bordit të CHEA-së në Uashington
Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë së Kosovës për Akreditim, Naim Gashi, në adresimin e tij para Bordit të Këshillit për Akreditimin e Arsimit të Lartë (CHEA) në SHBA, theksoi se Republika e Kosovës ka ndërtuar [...]
Aplikimi i AKA-së për njohje në SHBA shqyrtohet në takimin e Bordit të CHEA
Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA), Naim Gashi, dhe zyrtarja e lartë e AKA-së, Fjollë Ajeti, më 9 mars 2026 morën pjesë në takimin e Bordit të Komitetit të Pranimit të [...]







