AKA organizon trajnim lidhur me platformën e re E-Akreditimi
Administratori i Sistemeve të Informacionit në Agjencinë e Kosovës për Akreditim (AKA), Kastriot Ilazi, ka mbajtur më 05.07.2024 një trajnim për institucionet e arsimit të lartë lidhur me procesin e deklarimit të stafit akademik në platformën e re E-Akreditimi.
Në këtë trajnim kanë marrë pjesë koordinatorët e cilësisë dhe administratorët e sistemeve elektronike në institucionet e arsimit të lartë. Sipas Ligjit të ri të AKA-së, deklarimi i stafit akademik në Republikën e Kosovës bëhet nga data 1 deri më 31 korrik.
Platforma e re elektronike E-Akreditimi, është zhvilluar me përkrahjen financiare të Agjencisë Austriake për Zhvillim (ADA), nëpërmes projektit HEI 25. AKA posedon të gjitha resurset teknike dhe financiare për mirëmbajtjen dhe zhvillimin e këtij sistemi.
Kjo platformë e re, mundëson digjitalizimin e administrimit të proceseve të akreditimit në Kosovë. Për sigurinë kibernetike të platformës kujdeset Agjencia e Shoqërisë së Informacionit (ASHI), në të cilën janë vendosur serverët e platformës.
Antare e plotë në:
![INQAAHE_logo_png[1]](https://akreditimi.rks-gov.net/wp-content/uploads/2020/10/INQAAHE_logo_png1-300x106.png)
Më Shumë Nga Lajmet e Fundit
Përvojat e Kosovës në sigurimin e cilësisë prezantohen në konferencën rajonale në Shkup
Me ftesë të Këshillit për Bashkëpunim Rajonal (RCC) dhe Bankës Botërore, nën patronatin e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës të Maqedonisë së Veriut, Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA), Naim Gashi, [...]
Këshilli Shtetëror i Cilësisë vizitoi Fakultetin e Studimeve Islame
Këshilli Shtetëror i Cilësisë (KSHC) i Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA) gjatë një vizite në Fakultetin e Studimeve Islame (FSI), janë pritur nga menaxhmenti i këtij fakulteti me të cilët kanë biseduar për fuqizimin [...]
Mbledhja e radhës e KShC-së fokusohet në akreditim dhe vlerësim të cilësisë
Këshilli Shtetëror i Cilësisë (KShC) i Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA), më 23.03.2026, zhvilloi mbledhjen e tij të rregullt, ku u diskutuan dhe u shqyrtuan një sërë çështjesh me rëndësi për sigurimin e cilësisë [...]
AKA forcon bashkëpunimin ndërkombëtar përmes vizitës zyrtare në Arizona State University
Në kuadër të orientimeve strategjike për internacionalizimin e sistemit të arsimit të lartë në Kosovë dhe forcimin e bashkëpunimit ndërkombëtar në fushën e sigurimit të cilësisë, Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë së Kosovës për Akreditim [...]
Adresimi i Drejtorit të Përgjithshëm të AKA-së para Bordit të CHEA-së në Uashington
Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë së Kosovës për Akreditim, Naim Gashi, në adresimin e tij para Bordit të Këshillit për Akreditimin e Arsimit të Lartë (CHEA) në SHBA, theksoi se Republika e Kosovës ka ndërtuar [...]
Aplikimi i AKA-së për njohje në SHBA shqyrtohet në takimin e Bordit të CHEA
Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA), Naim Gashi, dhe zyrtarja e lartë e AKA-së, Fjollë Ajeti, më 9 mars 2026 morën pjesë në takimin e Bordit të Komitetit të Pranimit të [...]





