AKA pjesë e shënimit të 20-vjetorit të ASHE – Kroacia
Një delegacion i Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA) ka marrë pjesë në Zagreb, në shënimin e 20-vjetorit të themelimit të Agjencisë për Shkencë dhe Arsim të Lartë të Kroacisë (ASHE).
Delegacioni i AKA-së përbëhej nga Kryetarja e Këshillit Shtetëror të Cilësisë (KSHC), prof. Hasnije Ilazi; Drejtori i Përgjithshëm i AKA-së, z. Naim Gashi; Udhëheqësja e Divizionit për Buxhet dhe Financa, znj. Merita Rama; dhe zyrtari i lartë për monitorim, z. Betim Sherifi.
Përfaqësuesit e AKA-së u pritën në një takim të veçantë nga drejtoresha e ASHE, znj. Danijela Horvatek Tomić, ku u diskutua për thellimin e bashkëpunimit ndërinstitucional, shkëmbimin e praktikave të mira dhe avancimin e proceseve të sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë.
Në kuadër të aktiviteteve të 20-vjetorit u mbajt konferenca ndërkombëtare “Cilësia në Arsimin e Lartë dhe Shkencë: Nga sfidat te mundësitë – së bashku”, ku z. Naim Gashi mori pjesë si panelist i ftuar.
Drejtori i AKA-së u shpreh se Kosova ka krijuar një konsensus të gjerë nacional për sigurimin e cilësisë në arsimin e lartë, me të gjithë hisedarët që mbështesin reformat e ndërmarra — reforma që kanë sjellë përmirësim të dukshëm të renditjes ndërkombëtare të shumë universiteteve dhe kolegjeve në vend.
Ai vuri në dukje gjithashtu progresin e rëndësishëm të AKA-së, përfshirë forcimin e procedurave pasakredituese, rritjen e përfshirjes së studentëve dhe industrisë në vendimmarrje, si dhe modernizimin e proceseve të brendshme — zhvillime që kontribuuan në rikonfirmimin e regjistrimit të AKA-së në EQAR deri në vitin 2029.
Antare e plotë në:
![INQAAHE_logo_png[1]](https://akreditimi.rks-gov.net/wp-content/uploads/2020/10/INQAAHE_logo_png1-300x106.png)
Më Shumë Nga Lajmet e Fundit
Aplikimi i AKA-së për njohje në SHBA shqyrtohet në takimin e Bordit të CHEA
Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA), Naim Gashi, dhe zyrtarja e lartë e AKA-së, Fjollë Ajeti, më 9 mars 2026 morën pjesë në takimin e Bordit të Komitetit të Pranimit të [...]
Agjencia e Akreditimit mbajti takimin e rregullt me institucionet e arsimit të lartë
Këshilli Shtetëror i Cilësisë (KShC) i Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA), më 03.03.2026, mbajti takimin e rregullt vjetor me institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Kosovës, përkatësisht me dekanët, prodekanët, koordinatorët e [...]
AKA po vazhdon procesin e monitorimit të IAL-ve në Kosovë
Një ekip i Divizionit të Monitorimit i Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA), më 26.02.2026, realizoi vizita monitoruese në programet Infermieri, Farmaci dhe Shëndeti Publik në Fakultetin e Mjekësisë në Universitetin e Prishtinës, në kuadër [...]
Universiteti i Prizrenit dhe AKSP akreditohen për pesë vjet
Këshilli Shtetëror i Cilësisë (KShC) i Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA), në mbledhjen e mbajtur më 23.02.2026, pasi ka shqyrtuar raportet e ekspertëve ndërkombëtarë ka vendosur për akreditimin për pesë vjet të Universitetit “Ukshin [...]
AKA nikoqire e panelit vlerësues ndërkombëtar nga CHEA e SHBA-së
Agjencia e Kosovës për Akreditim (AKA) ka qenë nikoqire e një paneli vlerësues amerikan nga Këshilli për Akreditimin e Arsimit të Lartë (CHEA) i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në kuadër të procesit për njohje [...]
Kosova po bashkëpunon me Malajzinë dhe Singaporin për cilësinë në arsimin e lartë
Me ftesë të Kryetarit të Agjencisë së Kualifikimeve të Malajzisë (MQA), Zaini Ujang, Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA), Naim Gashi, i shoqëruar nga dekani i Fakultetit të Studimeve Islame (FSI) [...]








