AKA prezanton punën njëvjeçare dhe Strategjinë 2021-2025
Me pjesëmarrje të krerëve të institucioneve dhe akterëve të arsimit të lartë, Agjencia e Kosovës për Akreditim (AKA) ka prezantuar më 25.01.2022 në Prishtinë punën njëvjeçare dhe dokumentin strategjik.
Në mesazhin e saj Kryetarja e Këshillit Shtetëror i Cilësisë (KShC), prof. Hasnije Ilazi ka ritheksuar zotimin e KShC-së dhe AKA-së për punë dhe bashkëpunim me të gjitha institucionet dhe organizatat relevante vendore dhe ndërkombëtare për ngritjen e cilësisë në arsimin e lartë në Kosovë dhe plotësimin e të gjitha kritereve për rikthim në Asociacionin Evropian për Sigurimin e Cilësisë në Arsimin e Lartë (ENQA) dhe Regjistri Evropian për Rritje të Cilësisë në Arsimin e Lartë (EQAR).
Nga ana e tij Kryeministri i Kosovës z. Albin Kurti, ka theksuar se me hapat e ndërmarrë deri më tani Agjencisë së Akreditimit do t’i sigurohet pavarësia e plotë nga ndërhyrjet politike, ndërsa synimi i Qeverisë do të jetë ofrimi i përkrahjes për kthimin e anëtarësimit në Asociacionin Evropian të Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë (ENQA) dhe Regjistrin Evropian për Sigurimin e Cilësisë në Arsimin e Lartë (EQAR).
Kreu i ekzekutivit e ka çmuar punën e Agjencisë së Akreditimit gjatë vitit të kaluar duke funksionuar me një transparencë të plotë.
Në fjalimin e saj Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI), Arbërie Nagavci theksoi se përkrahja për AKA është edhe prioritet qeverisës. “Sipas Planit dinamik jam e kënaqur me të arriturat e AKA-së për plotësimin e shumicës së kritereve të kërkuara për kthim në ENQA dhe EQAR. Jam e bindur se nevojitet një bashkëpunim i të gjithë hisedarëve në arsimin e lartë për kthimin tonë në këto dy organizata ndërkombëtare”, ka thënë Ministrja e Arsimit.
Kryetari i Komisionit Parlamentar për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturë, Rini dhe Sport, Ardian Gola, ka thënë se në mënyrë që sfidat të na përkthehen si mundësi nevojitet edukimi dhe arsimi, përndryshe sfida mbetet një pengesë e patejkalueshme. “Ne sapo kemi kaluar në Komision Projektligjin për AKA dhe presim kontributin e deputetëve për të miratuar një ligj i cili definon në mënyrë të qartë përgjegjësitë, rolin, autorizimet, kompetencat dhe mandatin e AKA-së”, ka thënë Kryetari i Komisionit për Arsim.
U.D. Shefes së Zyrës, znj. AnnaCarin Platon, ka thënë se “e uroj Agjencinë e Akreditimit për punën e mirë dhe tejkalimin e sfidave në këto dy vitet e fundit. Unë jam e impresionuar me të arriturat tuaja, sidomos kur kemi parasysh ngarkesën e madhe të punës që ka stafi juaj në numër shumë i kufizuar. Unë besoj që kjo punën e mirë do të vazhdojë për të kthyer anëtarësimin në dy institucionet e BE-së për cilësinë në arsim”.
Drejtori i AKA-së, Naim Gashi, ka thënë se përkundër sfidave të mëdha me pandeminë, është arritur që të përmbyllet me sukses procesi i akreditimit dhe është punuar jashtëzakonisht shumë për plotësimin e rekomandimeve për kthim në ENQA dhe EQAR. Në prezantimin e punës së AKA ai ka potencuar të arriturat e deritanishme të AKA sikur dhe prioritete për periudhën 2021-25 te KShC dhe AKA në ngritjen e cilësisë në arsimin e lartë.





Antare e plotë në:
![INQAAHE_logo_png[1]](https://akreditimi.rks-gov.net/wp-content/uploads/2020/10/INQAAHE_logo_png1-300x106.png)
Më Shumë Nga Lajmet e Fundit
Agjencia e Akreditimit mbajti takimin e rregullt me institucionet e arsimit të lartë
Këshilli Shtetëror i Cilësisë (KShC) i Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA), më 03.03.2026, mbajti takimin e rregullt vjetor me institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Kosovës, përkatësisht me dekanët, prodekanët, koordinatorët e [...]
AKA po vazhdon procesin e monitorimit të IAL-ve në Kosovë
Një ekip i Divizionit të Monitorimit i Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA), më 26.02.2026, realizoi vizita monitoruese në programet Infermieri, Farmaci dhe Shëndeti Publik në Fakultetin e Mjekësisë në Universitetin e Prishtinës, në kuadër [...]
Universiteti i Prizrenit dhe AKSP akreditohen për pesë vjet
Këshilli Shtetëror i Cilësisë (KShC) i Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA), në mbledhjen e mbajtur më 23.02.2026, pasi ka shqyrtuar raportet e ekspertëve ndërkombëtarë ka vendosur për akreditimin për pesë vjet të Universitetit “Ukshin [...]
AKA nikoqire e panelit vlerësues ndërkombëtar nga CHEA e SHBA-së
Agjencia e Kosovës për Akreditim (AKA) ka qenë nikoqire e një paneli vlerësues amerikan nga Këshilli për Akreditimin e Arsimit të Lartë (CHEA) i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në kuadër të procesit për njohje [...]
Kosova po bashkëpunon me Malajzinë dhe Singaporin për cilësinë në arsimin e lartë
Me ftesë të Kryetarit të Agjencisë së Kualifikimeve të Malajzisë (MQA), Zaini Ujang, Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA), Naim Gashi, i shoqëruar nga dekani i Fakultetit të Studimeve Islame (FSI) [...]
Pas EQAR-it, AKA përparon drejt njohjes ndërkombëtare nga CHEA në SHBA
Agjencia e Kosovës për Akreditim (AKA) është në proces të vlerësimit për t’u bërë autoritet i njohur dhe anëtar i Këshillit për Akreditimin e Arsimit të Lartë (CHEA) në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Gjatë [...]





