AKA synon përvojat kroate për programet e dyfishta dhe të përbashkëta të studimit
Kryetarja e Këshillit Shtetëror të Cilësisë (KSHC), profesoresha Hasnije Ilazi, Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA), Naim Gashi, dhe anëtarja ndërkombëtare e KSHC-së nga Kroacia, profesoresha Maja Martinović, janë pritur në Universitetin e Splitit, në një vizitë zyrtare që kishte për qëllim marrjen e përvojave kroate në zhvillimin e programeve të dyfishta dhe të përbashkëta të studimit në Kosovë.
Prorektori për shkencë dhe cilësi në Universitetin e Splitit, profesori Igor Jerković, vlerësoi se bashkëpunimi ndërmjet institucioneve të arsimit të lartë dhe agjencive të sigurimit të cilësisë është i rëndësishëm për zhvillimin e programeve bashkëkohore, veçanërisht atyre që lidhen me ndërkombëtarizimin, mobilitetin akademik dhe diplomat e përbashkëta.
Delegacioni i AKA-së u prit edhe nga Dijana Banovac, udhëheqëse e Departamentit për Menaxhimin e Cilësisë; Gordana Dujmović, udhëheqëse e Zyrës së Aleancës SEA-EU; si dhe profesori Mario Jeličić nga Fakulteti i Kineziologjisë, institucion ky që ka të zhvilluar një program të përbashkët me Lituaninë.
Në fokus të takimeve ishte shkëmbimi i përvojave lidhur me mënyrën se si institucionet e arsimit të lartë në Kroaci zhvillojnë, menaxhojnë dhe sigurojnë cilësinë e programeve të përbashkëta dhe të dyfishta të studimit.
Pjesë e diskutimeve ishte edhe roli i mekanizmave të brendshëm të sigurimit të cilësisë në vlerësimin dhe monitorimin e programeve të studimit, veçanërisht në rastet kur programet zhvillohen në bashkëpunim ndërmjet dy apo më shumë institucioneve të arsimit të lartë nga vende të ndryshme.
Kryetarja e KSHC-së, profesoresha Hasnije Ilazi, vlerësoi se bashkëpunimi me institucionet evropiane të sigurimit të cilësisë është një hap i rëndësishëm për forcimin e kapaciteteve të AKA-së dhe për mbështetjen e institucioneve të arsimit të lartë në Kosovë drejt zhvillimit të programeve më cilësore dhe më konkurruese.
Drejtori i Përgjithshëm i AKA-së, Naim Gashi, theksoi se përvoja kroate ka qenë shumë e dobishme në rrugëtimin e AKA-së drejt regjistrimit në Regjistrin Evropian për Sigurimin e Cilësisë në Arsimin e Lartë (EQAR) dhe njohjes nga Këshilli për Akreditimin e Arsimit të Lartë (CHEA) në SHBA.
Në kuadër të vizitës, delegacioni i AKA-së realizoi edhe një vizitë në kampusin e Universitetit të Splitit dhe në Fakultetin e Studimeve Detare, me qëllim të njohjes më të afërt me organizimin institucional dhe praktikat akademike të këtij universiteti.
Drejtuesit e AKA-së i ftuan drejtuesit e Universitetit të Splitit që të marrin pjesë në konferencën vjetore të AKA-së, e cila do të mbahet në shtator të këtij viti.
Antare e plotë në:
![INQAAHE_logo_png[1]](https://akreditimi.rks-gov.net/wp-content/uploads/2020/10/INQAAHE_logo_png1-300x106.png)
Më Shumë Nga Lajmet e Fundit
AKA merr pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të ENQA 2026 në Las Palmas de Gran Canaria, Spanjë
Prof. Avni Berisha, President i Këshillit Shtetëror të Cilësisë (KShC), dhe Arianit Krasniqi, Drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA), morën pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të Asociacionit Evropian për Sigurimin e [...]
Fillon Procesi i Monitorimit për Vitin Akademik 2026/2027
Divizioni për Monitorim ka filluar realizimin e procesit të monitorimit për vitin akademik 2026/2027, në kuadër të mandatit dhe përgjegjësive për mbikëqyrjen e zbatimit të standardeve të cilësisë në institucionet e arsimit të lartë. Sot, [...]
Përfundoi me sukses Konferenca e Katërt Vjetore e AKA-së 2026
Agjencia e Kosovës për Akreditim (AKA) organizoi me sukses Konferencën e katërt vjetore, më 29 shtator 2026 në Prishtinë, me temën “Sigurimi i Brendshëm i Cilësisë në Institucionet e Arsimit të Lartë: Nga Vlerësimi drejt [...]
KShC mbajti mbledhjen e radhës
Këshilli Shtetëror i Cilësisë (KShC) i Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA) mbajti më 28 shtator 2026 mbledhjen e radhës, në të cilën u trajtuan një sërë çështjesh të rëndësishme që lidhen me sigurimin e [...]
Paneli 2: “Praktikat e mira institucionale në sigurimin e brendshëm të cilësisë”
Paneli 2: “Praktikat e mira institucionale në sigurimin e brendshëm të cilësisë” do të bëjë bashkë Zoran Ježić, Ulrike Krawagna, Eltjo Bazen, Majlinda Gjelaj, Furtuna Mehmeti dhe Fortina Kastrati, të cilët do të sjellin këndvështrime [...]
Njihuni me panelistët e Panelit 1 në Konferencën e Katërt Vjetore të AKA
Agjencia e Kosovës për Akreditim ka kënaqësinë të bëjë bashkë ekspertë dhe drejtues të shquar në fushën e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë në Panelin 1: “Roli i agjencive të sigurimit të cilësisë”. [...]







