Aplikimi i AKA-së për njohje në SHBA shqyrtohet në takimin e Bordit të CHEA
Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA), Naim Gashi, dhe zyrtarja e lartë e AKA-së, Fjollë Ajeti, më 9 mars 2026 morën pjesë në takimin e Bordit të Komitetit të Pranimit të Këshillit për Akreditimin e Arsimit të Lartë (CHEA) në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, i mbajtur në Uashington, D.C., ku u shqyrtua aplikacioni i AKA-së në kuadër të procesit të njohjes si autoritet akreditues.
Gjatë sesionit publik të takimit, anëtarët e Bordit të CHEA-së shqyrtuan materialet e paraqitura nga AKA dhe parashtruan pyetje lidhur me aplikacionin, funksionimin e Agjencisë, standardet e sigurimit të cilësisë, si dhe zhvillimet në sistemin e arsimit të lartë në Republikën e Kosovës.
Drejtori Gashi tha se Kosova ka krijuar një konsensus të gjerë nacional për sigurimin e cilësisë në arsimin e lartë, ndërsa reformat e thella të ndërmarra nga AKA kanë ndikuar në avancimin e pozitës së universiteteve dhe kolegjeve në ranglistat ndërkombëtare.
Sipas Gashit, shqyrtimi i aplikacionit të AKA-së nga CHEA përfaqëson një moment me rëndësi të veçantë për ndërkombëtarizimin e Agjencisë dhe për fuqizimin e pozitës ndërkombëtare të sistemit të arsimit të lartë në Kosovë.
Ai theksoi se CHEA paraqet një mekanizëm me peshë të veçantë në sistemin amerikan të njohjes së autoriteteve akredituese, ndërsa bashkëpunimi me këtë institucion do të ndikonte drejtpërdrejt në rritjen e kredibilitetit ndërkombëtar të AKA-së.
Gashi nënvizoi po ashtu se AKA tashmë është regjistruar anëtare me të drejta të plota në EQAR, e vetmja në Ballkanin Perëndimor, dhe se thellimi i bashkëpunimit me institucionet amerikane paraqet një hap të rëndësishëm për konsolidimin e mëtejmë të standardeve të sigurimit të cilësisë.
Në këtë kuadër, ai vlerësoi se njohja nga CHEA do të bënte që partneriteti strategjik ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës të zgjerohej edhe në fushën e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë.
Gashi theksoi se një vendim pozitiv nga CHEA do të ishte me interes të madh për Kosovën, pasi do të rriste njohjen dhe besueshmërinë e diplomave të institucioneve të arsimit të lartë të akredituara në Kosovë, duke hapur mundësi të reja për bashkëpunim akademik, mobilitet më të madh të studentëve dhe stafit akademik, si dhe për avancimin e proceseve të ndërkombëtarizimit të arsimit të lartë kosovar.
Zyrtarja e lartë Fjollë Ajeti sqaroi para Bordit të gjithë procesin e brendshëm dhe të jashtëm të sigurimit të cilësisë, me fokus në procesin e monitorimit dhe procedurat pasakredituese, të cilat kanë ndikuar në fuqizimin e mekanizmave të cilësisë në institucionet e arsimit të lartë.
AKA e ka dorëzuar aplikacionin në CHEA më 1 dhjetor 2025, ndërsa më 23 shkurt 2026 një panel ekspertësh amerikanë ka zhvilluar një vizitë në Kosovë për të vlerësuar përmbushjen e kritereve amerikane në fushën e sigurimit të cilësisë. Pas përfundimit të të gjitha procedurave, pritet që brenda tre muajsh Bordi i CHEA-së të vendosë për pranimin e AKA-së si institucion i njohur akreditues në gjithë SHBA-në.
Antare e plotë në:
![INQAAHE_logo_png[1]](https://akreditimi.rks-gov.net/wp-content/uploads/2020/10/INQAAHE_logo_png1-300x106.png)
Më Shumë Nga Lajmet e Fundit
Përvojat e Kosovës në sigurimin e cilësisë prezantohen në konferencën rajonale në Shkup
Me ftesë të Këshillit për Bashkëpunim Rajonal (RCC) dhe Bankës Botërore, nën patronatin e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës të Maqedonisë së Veriut, Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA), Naim Gashi, [...]
Këshilli Shtetëror i Cilësisë vizitoi Fakultetin e Studimeve Islame
Këshilli Shtetëror i Cilësisë (KSHC) i Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA) gjatë një vizite në Fakultetin e Studimeve Islame (FSI), janë pritur nga menaxhmenti i këtij fakulteti me të cilët kanë biseduar për fuqizimin [...]
Mbledhja e radhës e KShC-së fokusohet në akreditim dhe vlerësim të cilësisë
Këshilli Shtetëror i Cilësisë (KShC) i Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA), më 23.03.2026, zhvilloi mbledhjen e tij të rregullt, ku u diskutuan dhe u shqyrtuan një sërë çështjesh me rëndësi për sigurimin e cilësisë [...]
AKA forcon bashkëpunimin ndërkombëtar përmes vizitës zyrtare në Arizona State University
Në kuadër të orientimeve strategjike për internacionalizimin e sistemit të arsimit të lartë në Kosovë dhe forcimin e bashkëpunimit ndërkombëtar në fushën e sigurimit të cilësisë, Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë së Kosovës për Akreditim [...]
Adresimi i Drejtorit të Përgjithshëm të AKA-së para Bordit të CHEA-së në Uashington
Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë së Kosovës për Akreditim, Naim Gashi, në adresimin e tij para Bordit të Këshillit për Akreditimin e Arsimit të Lartë (CHEA) në SHBA, theksoi se Republika e Kosovës ka ndërtuar [...]
Aplikimi i AKA-së për njohje në SHBA shqyrtohet në takimin e Bordit të CHEA
Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA), Naim Gashi, dhe zyrtarja e lartë e AKA-së, Fjollë Ajeti, më 9 mars 2026 morën pjesë në takimin e Bordit të Komitetit të Pranimit të [...]











