Cristina Ghițulică zgjidhet Presidente e re e ENQA
Asambleja e Përgjithshme e Asociacionit Evropian për Sigurimin e Cilësisë në Arsimin e Lartë (ENQA) ka zgjedhur më 23.10.2025 drejtoreshën e Agjencisë Rumune për Sigurimin e Cilësisë në Arsimin e Lartë (ARACIS), Cristina Ghițulică, Presidente të ENQA-së.
Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA), Naim Gashi, e ka mirëpritur zgjedhjen e presidentes Ghițulică, një partnere dhe mike e AKA-së, e cila kishte marrë pjesë në vitin 2023 në Konferencën Ndërkombëtare të AKA-së në Prishtinë.
Asambleja e ENQA-së ka zgjedhur gjithashtu edhe dy zëvendëspresidentë: Patrick Van den Bosch (VLUHR QA) dhe Kristin Vinje (NOKUT).
Në vigjilje të Asamblesë së ENQA-së, drejtori Gashi ka zhvilluar takime me homologë nga vende të ndryshme evropiane si Gjermania, Austria, Franca, Mbretëria e Bashkuar, Kroacia, Sllovenia, Irlanda, Belgjika, Rumania, Hungaria etj., si dhe me drejtuesit e ENQA-së dhe EQAR-it.
Takime të veçanta janë zhvilluar me presidentin e EQAR-it, Stéphane Lauwick, dhe me drejtorin e EQAR-it, Aleksandar Šušnjar.
Presidenti Lauwick e ka uruar drejtorin Gashi për regjistrimin e AKA-së në EQAR dhe ka theksuar se Kosova është një model i sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë në rajonin e Ballkanit Perëndimor.
Gashi e ka falënderuar presidentin Lauwick dhe Sekretariatin e EQAR-it për njohjen e punës së AKA-së dhe gjithë sistemit të arsimit të lartë në zbatimin e standardeve evropiane të cilësisë.
Antare e plotë në:
![INQAAHE_logo_png[1]](https://akreditimi.rks-gov.net/wp-content/uploads/2020/10/INQAAHE_logo_png1-300x106.png)
Më Shumë Nga Lajmet e Fundit
Përfundoi me sukses Konferenca e Katërt Vjetore e AKA-së 2026
Agjencia e Kosovës për Akreditim (AKA) organizoi me sukses Konferencën e katërt vjetore, më 29 shtator 2026 në Prishtinë, me temën “Sigurimi i Brendshëm i Cilësisë në Institucionet e Arsimit të Lartë: Nga Vlerësimi drejt [...]
KShC mbajti mbledhjen e radhës
Këshilli Shtetëror i Cilësisë (KShC) i Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA) mbajti më 28 shtator 2026 mbledhjen e radhës, në të cilën u trajtuan një sërë çështjesh të rëndësishme që lidhen me sigurimin e [...]
Paneli 2: “Praktikat e mira institucionale në sigurimin e brendshëm të cilësisë”
Paneli 2: “Praktikat e mira institucionale në sigurimin e brendshëm të cilësisë” do të bëjë bashkë Zoran Ježić, Ulrike Krawagna, Eltjo Bazen, Majlinda Gjelaj, Furtuna Mehmeti dhe Fortina Kastrati, të cilët do të sjellin këndvështrime [...]
Njihuni me panelistët e Panelit 1 në Konferencën e Katërt Vjetore të AKA
Agjencia e Kosovës për Akreditim ka kënaqësinë të bëjë bashkë ekspertë dhe drejtues të shquar në fushën e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë në Panelin 1: “Roli i agjencive të sigurimit të cilësisë”. [...]
Njihuni me folëset kryesore të Konferencës së Katërt Vjetore të Agjencisë së Kosovës për Akreditim
Agjencia e Kosovës për Akreditim ka kënaqësinë të prezantojë folëset kryesore të konferencës me temën “Sigurimi i brendshëm i cilësisë në institucionet e arsimit të lartë: Nga vlerësimi drejt kulturës së cilësisë”: Anna Gover, Drejtoreshë [...]
AKA merr pjesë në konferencën ndërkombëtare “E Ardhmja e Profesionit Akademik”
Agjencia e Kosovës për Akreditim (AKA) po merr pjesë në konferencën ndërkombëtare “E Ardhmja e Profesionit Akademik”, e cila po mbahet nga 7 deri më 9 shtator 2026 në Universitetin e Aveiros, Portugali. AKA përfaqësohet [...]






