Fjalimi i Kryetares së Këshillit Shtetëror të Cilësisë (KShC), profesoreshës Hasnije Ilazi, në Konferencën ndërkombëtare të AKA-së
Prishtinë, 26.09.2023
I nderuar Kryeministër i Republikës së Kosovës, z. Albin Kurti,
E nderuara Ministre e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, znj. Arbërie Nagavci,
I nderuari President i Regjistrit Evropian për Sigurimin e Cilësisë në Arsimin e Lartë (EQAR), z. Stéphane Lauwick,
E nderuara Zv.Presidente të Asociacionit Evropian për Sigurimin e Cilësisë në Arsimin e Lartë (ENQA), znj. Cristina Ghitulica,
I nderuar Nënkryetar i Komisionit Parlamentar për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturë dhe Rini, z. Enis Kervan,
Të nderuar deputetë të Parlamentit të Kosovës,
I nderuari ambasador i Republikës së Austrisë,
I nderuari përfaqësues i Ambasadës së Kroacisë,
Të nderuar rektorë, prorektorë, dekanë, kolegë,
Të dashur studentë,
Të nderuar të pranishëm,
Edukimi dhe arsimimi janë nga të mirat më të larta të njerëzimit. Përkundër faktit se njeriu nuk është i vetmi i privilegjuar për bartjen e informacioneve nga gjenerata në gjeneratë, njeriu është i vetmi i cili këtë e bënë në mënyrë racionale dhe me qëllim të zhvillimit individual dhe shoqëror. Kur thuhet kështu, duket e frikshme përgjegjësia që vije me realizimin e këtij qëllimi.
Pyetja nëse mënyrat se si edukohen dhe arsimohen gjeneratat janë adekuate për të rinj, përgjigjen e gjen te pritjet dhe qëllimet me të cilat arsyetohet ekzistenca e sistemeve, institucioneve, organizatave të edukimit formal dhe joformal, respektivisht te vizioni se çfarë qytetarët dëshirojmë t`i kemi karshi sfidave të kohës dhe zhvillimit, por edhe përballë përgjegjësisë ndaj paqes dhe sigurisë globale dhe vlerave më të larta të një vendi të lirë dhe demokratik.
Arsimi cilësor është themel për të formësuar të ardhmen e sigurt të njerëzimit me përgjegjësi dhe largpamësi. Ai kontribuon në zhvillimin e individëve të shkathët, të informuar, të ndërtuar moralisht, të hapur ndaj ndryshimit dhe të vetëdijshëm për rëndësinë e proceseve globale, të gjitha këto cilësi thelbësore për adresimin e sfidave dhe mundësive komplekse që e presin njerëzimin.
Misioni primar për ta përmbushur një shoqëri, ajo e të qenit vend ku qytetarë të lumtur bashkëveprojnë duke i krijuar të mirat, nuk është utopi. Realizimi i këtij misioni shkon përmes zhvillimit të mendimeve, teorive dhe ideve; komunikimit dhe debatit racional; bartjes së informacioneve dhe njohurive; parandalimit dhe zvogëlimit të rasteve të dhunës; këmbimit të vlerave kulturore; krijimit të hapësirës për inovacion; ofrimit të përgjigjeve ndaj nevojave më sublime të shoqërisë. Me një fjalë, përmes arsimit cilësor.
Kjo është arsyeja pse mekanizmat e cilësisë në arsim janë tejet të rëndësishëm për tërë sistemin arsimor. Derisa nevojat dhe pritshmëritë e shoqërive ndryshojnë, këta mekanizma të cilësisë do të vazhdojnë të luajnë rol kyç në promovimin e lidhjes globale dhe sigurimin që arsimi të mbetet prioritet në një botë gjithnjë në zhvillim.
Roli i agjencive të akreditimit në këtë drejtim është i dyfishtë: së pari, në mbajtjen e institucioneve të arsimit të përgjegjshme karshi rolit që e kanë për arsimimin cilësor, dhe së dyti, për nxitjen e përmirësimit të vazhdueshëm, në përputhje me vizionin më të gjerë, e që është te përgatitja e individëve për një të ardhme ku ata mund të zhvillohen, kontribuojnë dhe adresojnë sfidat dhe mundësitë.
Në vendet ku fusha e arsimi nuk është e zhvilluar mjaftueshëm, përmirësimi i cilësisë së arsimit të lartë është një përpjekje komplekse dhe afatgjatë që kërkon bashkëpunim ndërmjet qeverive, institucioneve, organizatave ndërkombëtare dhe palëve të tjera të interesuara.
Është një proces kompleks dhe i shumëdimensional me vizion të qartë dhe strategjitë e zbatueshme për nevojat dhe kontekstin specifik të çdo vendi, dhe njëkohësisht për t’i dhënë përparësi qëndrueshmërisë, përsosmërisë, përpjekjeve bashkëpunuese dhe afatgjate, rajonale dhe ndërkombëtare.
Agjencia e Kosovës për Akreditim misionin e vet strategjik në ngritjen e vazhdueshme të cilësisë në arsimin e lartë ka përqendruar në tri prioritete kryesore:
- Ndërkombëtarizimin përmes ripërfshirjes në rrjete dhe regjistra evropianë të cilësisë, dhe më gjerë;
- Dialogun me të gjithë protagonistët relevantë vendorë, duke krijuar dhe mirëmbajtur kohezionin nacional për orientimin dhe drejtimin e zhvillimit të arsimit të lartë në Kosovë;
- Bashkëpunimin e ngushtë rajonal për zbatimin e standardeve evropiane dhe arritjen e nivelit domethënës dhe të balancuar të cilësisë së diplomave, gjë që do të mundësojë lëvizjen më të lehtë të të rinjve të këtyre vendeve drejtë tregut të punës dhe përmbushjen e aspiratave të tyre, edhe brenda këtij rajoni.
Për të realizuar këto prioritete të Agjencisë, bashkëpunimi në rend të parë me institucione të arsimit të lartë, me përfaqësuesit e politikës, të komunitetit ndërkombëtarë dhe donatorët, përfaqësuesit e shoqërisë civile dhe mediave është i domosdoshëm. Ndërsa prezenca e të gjithë juve këtu, dhe të atyre që nuk kanë pasur mundësi të na bashkëngjiten sot, tregon se orientimi dhe rruga të cilën e kemi marr, një rrugë plot sfida për një vend të vogël por ambicioz, është e duhur.
Ju faleminderit për përkrahje, dhe ju uroj një ditë dhe punë të mbarë në punimet e kësaj konference.
Antare e plotë në:
![INQAAHE_logo_png[1]](https://akreditimi.rks-gov.net/wp-content/uploads/2020/10/INQAAHE_logo_png1-300x106.png)
Më Shumë Nga Lajmet e Fundit
Përvojat e Kosovës në sigurimin e cilësisë prezantohen në konferencën rajonale në Shkup
Me ftesë të Këshillit për Bashkëpunim Rajonal (RCC) dhe Bankës Botërore, nën patronatin e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës të Maqedonisë së Veriut, Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA), Naim Gashi, [...]
Këshilli Shtetëror i Cilësisë vizitoi Fakultetin e Studimeve Islame
Këshilli Shtetëror i Cilësisë (KSHC) i Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA) gjatë një vizite në Fakultetin e Studimeve Islame (FSI), janë pritur nga menaxhmenti i këtij fakulteti me të cilët kanë biseduar për fuqizimin [...]
Mbledhja e radhës e KShC-së fokusohet në akreditim dhe vlerësim të cilësisë
Këshilli Shtetëror i Cilësisë (KShC) i Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA), më 23.03.2026, zhvilloi mbledhjen e tij të rregullt, ku u diskutuan dhe u shqyrtuan një sërë çështjesh me rëndësi për sigurimin e cilësisë [...]
AKA forcon bashkëpunimin ndërkombëtar përmes vizitës zyrtare në Arizona State University
Në kuadër të orientimeve strategjike për internacionalizimin e sistemit të arsimit të lartë në Kosovë dhe forcimin e bashkëpunimit ndërkombëtar në fushën e sigurimit të cilësisë, Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë së Kosovës për Akreditim [...]
Adresimi i Drejtorit të Përgjithshëm të AKA-së para Bordit të CHEA-së në Uashington
Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë së Kosovës për Akreditim, Naim Gashi, në adresimin e tij para Bordit të Këshillit për Akreditimin e Arsimit të Lartë (CHEA) në SHBA, theksoi se Republika e Kosovës ka ndërtuar [...]
Aplikimi i AKA-së për njohje në SHBA shqyrtohet në takimin e Bordit të CHEA
Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA), Naim Gashi, dhe zyrtarja e lartë e AKA-së, Fjollë Ajeti, më 9 mars 2026 morën pjesë në takimin e Bordit të Komitetit të Pranimit të [...]





