Këshilli Shtetëror i Cilësisë (KShC)
Këshilli Shtetëror i Cilësisë (KShC), është organ politikbërës dhe vendimmarrës i AKA-së, i cili përbëhet nga nëntë anëtarë, tre prej të cilëve janë ndërkombëtarë.
- KShC përcakton objektivat kryesore dhe afatet kohore të procesit të vlerësimit të institucioneve të arsimit të lartë (IAL).
- KShC miraton standardet, procedurat, kriteret e vlerësimit të jashtëm të IAL-ve.
- KShC harton dhe miraton Statutin e AKA-së, rregulloret dhe dokumente tjera të nevojshme për funksionimin e AKA-së.
- Me propozimin e drejtorit të AKA-së, KShC miraton listën e ekspertëve ndërkombëtarë të akreditimit, të cilët do të angazhohen në procesin e vlerësimit të IAL-ve për vitin akademik.
Përbërja aktuale e KShC-së është si vijon:
- Prof. Asoc. Dr. Hasnije Ilazi, Kryetare;
- Dr. Klemen Miklavic; Nënkryetar;
- Prof. Asoc. Dr. Gëzim Tosuni, anëtar;
- Prof. Asoc.Dr. Maja Martinović, anëtare;
- Dr.Jaakko Kauko, anëtar;
- Prof. Dr. Mirlinda Batalli, anëtare;
- Prof. Dr. Avni Berisha, anëtar;
- Dr. Jetmir Haxhibeqiri, anëtar;
- Sipas detyrës, Drejtori i Përgjithshëm i AKA-së, Naim Gashi;
- z. Ermal Sadiku, përfaqësues i industrisë;
- znj. Arieta Pozhegu Vula, përfaqësuese e industrisë.