Kosova dhe Mali i Zi po bashkëpunojnë për ngritjen e cilësisë në arsimin e lartë
Drejtuesit e Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA) janë pritur në Podgoricë nga drejtuesit e Agjencisë së Malit të Zi për Kontroll dhe Sigurim të Cilësisë (ACQAHE) me të cilët kanë diskutuar bashkëpunimin ndërshtetëror në fushën e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë.
Delegacioni i Kosovës përbëhej nga Kryetarja e Këshilli Shtetëror i Cilësisë (KShC), profesoresha Hasnije Ilazi; anëtari i KShC-së, profesori Gëzim Tosuni dhe drejtori i AKA-së, Naim Gashi.
Nga pala e Mali të Zi në takim ishin profesoresha Nada Jaukovic, kryetare e Bordit Menaxhues të ACQAHE; zëvendësdrejtoresha Tijana Stankovic dhe këshilltarja e lartë për sigurim të cilësisë, Tamara Djurickovic.
Krerët e dy agjencive homologe janë pajtuar për nxitjen e bashkëpunimin në projekte rajonale, shkëmbimin e informatave, pjesëmarrjen në konferenca shkencore, nxitjen e shkëmbimeve të stafit akademik dhe studentëve etj.
Në këtë takim palët janë dakorduar për bashkëpunim në plotësimin e standardeve për anëtarësim në Asociacionit Evropian të Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë (ENQA) dhe regjistrimin në Regjistrin Evropian për Sigurimin e Cilësisë në Arsimin e Lartë (EQAR).
Mali i Zi ka shprehur gatishmëri që të marrë pjesë në Konferencën Ndërkombëtare të AKA-së, e cila do të mbahet në Prishtinë më 26 tetor.
Antare e plotë në:
![INQAAHE_logo_png[1]](https://akreditimi.rks-gov.net/wp-content/uploads/2020/10/INQAAHE_logo_png1-300x106.png)
Më Shumë Nga Lajmet e Fundit
AKA merr pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të ENQA 2026 në Las Palmas de Gran Canaria, Spanjë
Prof. Avni Berisha, President i Këshillit Shtetëror të Cilësisë (KShC), dhe Arianit Krasniqi, Drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA), morën pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të Asociacionit Evropian për Sigurimin e [...]
Fillon Procesi i Monitorimit për Vitin Akademik 2026/2027
Divizioni për Monitorim ka filluar realizimin e procesit të monitorimit për vitin akademik 2026/2027, në kuadër të mandatit dhe përgjegjësive për mbikëqyrjen e zbatimit të standardeve të cilësisë në institucionet e arsimit të lartë. Sot, [...]
Përfundoi me sukses Konferenca e Katërt Vjetore e AKA-së 2026
Agjencia e Kosovës për Akreditim (AKA) organizoi me sukses Konferencën e katërt vjetore, më 29 shtator 2026 në Prishtinë, me temën “Sigurimi i Brendshëm i Cilësisë në Institucionet e Arsimit të Lartë: Nga Vlerësimi drejt [...]
KShC mbajti mbledhjen e radhës
Këshilli Shtetëror i Cilësisë (KShC) i Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA) mbajti më 28 shtator 2026 mbledhjen e radhës, në të cilën u trajtuan një sërë çështjesh të rëndësishme që lidhen me sigurimin e [...]
Paneli 2: “Praktikat e mira institucionale në sigurimin e brendshëm të cilësisë”
Paneli 2: “Praktikat e mira institucionale në sigurimin e brendshëm të cilësisë” do të bëjë bashkë Zoran Ježić, Ulrike Krawagna, Eltjo Bazen, Majlinda Gjelaj, Furtuna Mehmeti dhe Fortina Kastrati, të cilët do të sjellin këndvështrime [...]
Njihuni me panelistët e Panelit 1 në Konferencën e Katërt Vjetore të AKA
Agjencia e Kosovës për Akreditim ka kënaqësinë të bëjë bashkë ekspertë dhe drejtues të shquar në fushën e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë në Panelin 1: “Roli i agjencive të sigurimit të cilësisë”. [...]




