KSHC dhe AKA vizitojnë Kolegjin AAB; diskutojnë për standardet e cilësisë në arsimin e lartë
Në kuadër të vizitave në institucionet e arsimit të lartë, Këshilli Shtetëror i Cilësisë (KShC) i Agjencisë së Kosovës për Akreditim, vizituan të enjten Kolegjin AAB, me qëllim të diskutimit të çështjeve që lidhen me standardet e cilësisë në arsimin e lartë.
Kryetarja e KShC-së, profesoresha Hasnije Ilazi, ka thënë se institucioni që ajo drejton, i trajton me shumë seriozitet sugjerimet e IAL-ve, në funksion të cilësisë në arsimin e lartë.
Kryetarja Ilazi ka thënë se Kosova, ndonëse vendi më i vogël në rajon, investon shumë në standardet e cilësisë, pasi që i gjithë procesi i akreditimit është i bazuar në vlerësimet dhe rekomandimet e ekspertëve ndërkombëtarë.
Kreu i KShC-së tha se aktualisht janë duke ndodhur shumë zhvillimi pozitive në AKA, siç është draftimi i Ligjit për AKA-në, Plani Strategjik trevjeçar, krijimi i metodologjisë së re të monitorimit të IAL-ve, zhvillimi i standardeve të reja të akreditimit, riakreditimit dhe validimit të programeve akademike, etj.
Kryetari i Këshillit Drejtues të Kolegjit AAB, profesori Lulzim Tafa, foli për historikun e këtij institucioni në funksion të dhënies së kontributit në fushën e arsimit, shkencës dhe kulturës.
Ai e ka mirëpritur iniciativën e KShC-së, për të marrë sugjerimet e IAL-ve për çështje të cilat kanë të bëjnë me arsimin e lartë. Për mbarëvajtjen e punëve në Kolegjin AAB kanë folur tre prorektorët, shefja e Zyrës për Cilësi dhe sekretari i Kolegjit.
Gjatë vizitës në AAB, drejtuesit e KShC-së janë takuar edhe me përfaqësuesit e studentëve, të cilët kanë dhënë idetë e tyre për zhvillimin e sistemit të arsimit të lartë.


Antare e plotë në:
![INQAAHE_logo_png[1]](https://akreditimi.rks-gov.net/wp-content/uploads/2020/10/INQAAHE_logo_png1-300x106.png)
Më Shumë Nga Lajmet e Fundit
Këshilli Shtetëror i Cilësisë mbajti mbledhjen e 152-të
Këshilli Shtetëror i Cilësisë (KSHC) i Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA) mbajti mbledhjen e rregullt të 152-të, në të cilën u shqyrtuan disa pika të rendit të ditës. Gjatë kësaj mbledhjeje, anëtarët e Këshillit [...]
AKA mbajti takim informues me IAL për procesin e akreditimit 2027/2028
Më 25 qershor 2026, Divizioni për Vlerësim dhe Akreditim i Agjencisë së Kosovës për Akreditim organizoi një takim informues me përfaqësuesit dhe koordinatorët e institucioneve të arsimit të lartë në Republikën e Kosovës, në kuadër [...]
Stafi i AKA-së organizoi ceremoni falënderimi për kryetaren e KSHC-së, Hasnije Ilazi
Stafi i Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA) organizoi një ceremoni falënderimi për profesoreshën Hasnije Ilazi, me rastin e përfundimit të mandatit të saj pesëvjeçar si kryetare e Këshillit Shtetëror të Cilësisë (KSHC). Në shenjë [...]
AKA organizoi dialog strategjik për arsimin e lartë me Aleancën Universitare Evropiane
Agjencia e Kosovës për Akreditim (AKA), më 22 qershor 2026, mirëpriti në një takim palët e interesit, duke mbledhur përfaqësues të Aleancës Universitare Evropiane EUDRES, Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, Universitetit të Shkencave të Aplikuara [...]
Këshilli Shtetëror i Cilësisë mbajti mbledhjen e radhës
Këshilli Shtetëror i Cilësisë (KShC) i Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA) mbajti mbledhjen e radhës, në të cilën u shqyrtuan pika të rëndësishme që lidhen me proceset e akreditimit, riakreditimit, monitorimit dhe trajtimit të [...]
Përfaqësueset e AKA-së marrin pjesë në punëtorinë e ENQA-s për komunikim strategjik në Oslo
Përfaqësueset e Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA), Mimoza Dobra, zyrtare e lartë për vlerësim dhe akreditim, dhe Elza Maxhera, zyrtare e lartë për procedura të pasakreditimit, morën pjesë në Punëtorinë e ENQA-s për Komunikim [...]





