Lajmet e fundit

Published On: 16 Janar, 2026

KShC mbajti mbledhjen e rregullt të 144-të

Këshilli Shtetëror i Cilësisë (KShC) i Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA) ka mbajtur më 15 janar 2026 mbledhjen e rregullt të 144-të me radhë, në të cilën janë shqyrtuar disa pika të rëndësishme të rendit të ditës që lidhen me proceset e akreditimit dhe sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë në Kosovë.

Këshilli shqyrtoi aplikimet për akreditim të programeve studimore, të paraqitura institucione të ndryshme të arsimit të lartë.

Një pikë e veçantë e rendit të ditës ishte edhe shqyrtimi i vendimeve të Komisionit të Ankesave, ku KShC u njoh dhe diskutoi rastet e paraqitura nga disa institucione të arsimit të lartë.

Në fund të mbledhjes, Këshilli u informua për disa njoftime zyrtare që lidhen me fakultete dhe institucione të veçanta të arsimit të lartë.

KShC vazhdon të mbetet e përkushtuar në përmbushjen e mandatit të saj ligjor për garantimin e cilësisë, transparencës dhe integritetit në sistemin e arsimit të lartë në Republikën e Kosovës.

Antare e plotë në:

Më Shumë Nga Lajmet e Fundit

KShC mbajti mbledhjen e rregullt të 144-të

16 Janar, 2026|

Këshilli Shtetëror i Cilësisë (KShC) i Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA) ka mbajtur më 15 janar 2026 mbledhjen e rregullt të 144-të me radhë, në të cilën janë shqyrtuar disa pika të rëndësishme të [...]