KSHC miratoi raportin e ekspertëve për akreditimin institucional të Universitetit të Prishtinës
Këshilli Shtetëror i Cilësisë (KShC) i Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA), në mbledhjen e mbajtur më 11.12.2024, e ka aprovuar raportin e ekspertëve ndërkombëtarë për akreditimin institucional për pesë vite të Universitetit të Prishtinës.
Mbledhja e sotme ishte e jashtëzakonshme, për faktin se nuk kanë marrë pjesë tre anëtarë të KSHC-së, që vijnë nga Universiteti i Prishtinës.
Ekipi i ekspertëve që ka bërë vlerësimin institucional të Universitetit të Prishtinës përbëhej nga Prof. Dr. Melita Kovacevic (Kroaci), Prof. Dr. Magdalena Platis (Rumani), Prof. Dr. Mauro Zarrelli (Itali) dhe znj. Marija Vasilevska (eksperte studente).
Një ditë më parë, KSHC ka aprovuar edhe dy raporte për akreditim institucional: Kolegjin UBT për pesë vite dhe Fakultetin e Studimeve Islame për tri vite.
Antare e plotë në:
![INQAAHE_logo_png[1]](https://akreditimi.rks-gov.net/wp-content/uploads/2020/10/INQAAHE_logo_png1-300x106.png)
Më Shumë Nga Lajmet e Fundit
Agjencia e Akreditimit mbajti takimin e rregullt me institucionet e arsimit të lartë
Këshilli Shtetëror i Cilësisë (KShC) i Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA), më 03.03.2026, mbajti takimin e rregullt vjetor me institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Kosovës, përkatësisht me dekanët, prodekanët, koordinatorët e [...]
AKA po vazhdon procesin e monitorimit të IAL-ve në Kosovë
Një ekip i Divizionit të Monitorimit i Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA), më 26.02.2026, realizoi vizita monitoruese në programet Infermieri, Farmaci dhe Shëndeti Publik në Fakultetin e Mjekësisë në Universitetin e Prishtinës, në kuadër [...]
Universiteti i Prizrenit dhe AKSP akreditohen për pesë vjet
Këshilli Shtetëror i Cilësisë (KShC) i Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA), në mbledhjen e mbajtur më 23.02.2026, pasi ka shqyrtuar raportet e ekspertëve ndërkombëtarë ka vendosur për akreditimin për pesë vjet të Universitetit “Ukshin [...]
AKA nikoqire e panelit vlerësues ndërkombëtar nga CHEA e SHBA-së
Agjencia e Kosovës për Akreditim (AKA) ka qenë nikoqire e një paneli vlerësues amerikan nga Këshilli për Akreditimin e Arsimit të Lartë (CHEA) i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në kuadër të procesit për njohje [...]
Kosova po bashkëpunon me Malajzinë dhe Singaporin për cilësinë në arsimin e lartë
Me ftesë të Kryetarit të Agjencisë së Kualifikimeve të Malajzisë (MQA), Zaini Ujang, Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA), Naim Gashi, i shoqëruar nga dekani i Fakultetit të Studimeve Islame (FSI) [...]
Pas EQAR-it, AKA përparon drejt njohjes ndërkombëtare nga CHEA në SHBA
Agjencia e Kosovës për Akreditim (AKA) është në proces të vlerësimit për t’u bërë autoritet i njohur dhe anëtar i Këshillit për Akreditimin e Arsimit të Lartë (CHEA) në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Gjatë [...]






