KSHC shqyrtoi Rregulloren për Validim dhe Rregulloren për KSHC-në
Gjatë një punëtorie të mbajtur në Tiranë më 16.01.2025, Këshilli Shtetëror i Cilësisë (KSHC) i Agjencisë së Kosovës për Akreditim së bashku me stafin e AKA-së, i kanë shqyrtuar Rregulloren për Procedurat dhe Kriteret e Vlerësimit të Jashtëm nga Agjencisë Ndërkombëtare të Akreditimit, e cila njihet si Rregullorja për Validim dhe Rregulloren e re të KSHC-së.
Bazuar në Ligjin e AKA-së, Rregullorja për Validim përcakton procedurat dhe kriteret për njohjen e akreditimeve ndërkombëtare të institucioneve të arsimit të lartë dhe programeve të studimit.
Në këtë Rregullore përfshihen kriteret për njohjen e programeve të studimit të sjella në Kosovë nga universitetet partnere ndërkombëtare, të cilat janë të akredituara në vendin e tyre të origjinës.
Sipas rregullores, aplikimet për njohjen e akreditimeve ndërkombëtare shqyrtohen dhe vendosen nga KSHC.
Në këtë punëtori kanë marrë pjesë anëtarët vendorë dhe ndërkombëtarë të KSHC-së, duke përfshirë edhe anëtaren studente dhe përfaqësuesin e industrisë në Këshill. Në takim kanë marrë pjesë stafi i Agjencisë nga Departamenti për Akreditim dhe Departameti për Monitorim dhe Procedura Pas-Akredituese.
Këto dy rregullore do të dërgohen për diskutim publik për dy javë dhe do të publikohen në ueb faqen e AKA-së.
Punëtoria është përkrahur nga Projekti HEI 25 i financuar nga Agjencia për Zhvillim Ndërkombëtar e Austrisë (ADA).
Antare e plotë në:
![INQAAHE_logo_png[1]](https://akreditimi.rks-gov.net/wp-content/uploads/2020/10/INQAAHE_logo_png1-300x106.png)
Më Shumë Nga Lajmet e Fundit
Përvojat e Kosovës në sigurimin e cilësisë prezantohen në konferencën rajonale në Shkup
Me ftesë të Këshillit për Bashkëpunim Rajonal (RCC) dhe Bankës Botërore, nën patronatin e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës të Maqedonisë së Veriut, Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA), Naim Gashi, [...]
Këshilli Shtetëror i Cilësisë vizitoi Fakultetin e Studimeve Islame
Këshilli Shtetëror i Cilësisë (KSHC) i Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA) gjatë një vizite në Fakultetin e Studimeve Islame (FSI), janë pritur nga menaxhmenti i këtij fakulteti me të cilët kanë biseduar për fuqizimin [...]
Mbledhja e radhës e KShC-së fokusohet në akreditim dhe vlerësim të cilësisë
Këshilli Shtetëror i Cilësisë (KShC) i Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA), më 23.03.2026, zhvilloi mbledhjen e tij të rregullt, ku u diskutuan dhe u shqyrtuan një sërë çështjesh me rëndësi për sigurimin e cilësisë [...]
AKA forcon bashkëpunimin ndërkombëtar përmes vizitës zyrtare në Arizona State University
Në kuadër të orientimeve strategjike për internacionalizimin e sistemit të arsimit të lartë në Kosovë dhe forcimin e bashkëpunimit ndërkombëtar në fushën e sigurimit të cilësisë, Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë së Kosovës për Akreditim [...]
Adresimi i Drejtorit të Përgjithshëm të AKA-së para Bordit të CHEA-së në Uashington
Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë së Kosovës për Akreditim, Naim Gashi, në adresimin e tij para Bordit të Këshillit për Akreditimin e Arsimit të Lartë (CHEA) në SHBA, theksoi se Republika e Kosovës ka ndërtuar [...]
Aplikimi i AKA-së për njohje në SHBA shqyrtohet në takimin e Bordit të CHEA
Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA), Naim Gashi, dhe zyrtarja e lartë e AKA-së, Fjollë Ajeti, më 9 mars 2026 morën pjesë në takimin e Bordit të Komitetit të Pranimit të [...]







