Lajmet e fundit

Published On: 19 Maj, 2021

AKA po përgatit Rregulloren për organizimin e brendshëm dhe sistematizimin e stafit

Agjencia e Kosovës për Akreditim (AKA) sot ka organizuar punëtori një-ditore për shqyrtimin e draftit të Rregullores për organizimin e brendshëm dhe sistematizimin e vendeve të punës në AKA. Qëllimi i kësaj Rregulloreje, e cila pritet të finalizohet shumë shpejt, është përcaktimi i organizimit të brendshëm dhe sistematizimi i vendeve të punës në AKA, si dhe përshkrimi i detyrave të punës për pozitat të cilat përbëjnë strukturën organizative të saj. Rregullorja është përgatitur nga ekspertët e jashtëm të angazhuar me përkrahje të projektit “Cilësi, llogaridhënie, integritet dhe transparencë në arsimin e lartë” (QAINT).
Projekti QAINT financohet nga Agjencia Austriake për Zhvillim (ang. ADA), me kontribut të Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI) dhe zbatohet nga konsorciumi KEC, ORCA dhe ZSI.

Antare e plotë në:

Më Shumë Nga Lajmet e Fundit

KShC mbajti mbledhjen e rregullt të 144-të

16 Janar, 2026|

Këshilli Shtetëror i Cilësisë (KShC) i Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA) ka mbajtur më 15 janar 2026 mbledhjen e rregullt të 144-të me radhë, në të cilën janë shqyrtuar disa pika të rëndësishme të [...]