Njoftim për diskutim publik për Manualin e Akreditimit
Pas aprovimit nga Këshilli Shtetëror i Cilësisë (KShC), Agjencia e Kosovës për Akreditim (AKA) më 29.03.2024 i ka ftuar të gjithë akterët e arsimit të lartë që të japin komentet e tyre lidhur me draftin e Manualit për Akreditim, i cili buron nga Standardet e reja të Akreditimit të miratuara vitin e kaluar.
Dokumenti është në diskutim publik për 15 ditë. Të gjitha komentet mund të dërgohen në emailin arianit.m.krasniqi@rks-gov.net.
Antare e plotë në:
![INQAAHE_logo_png[1]](https://akreditimi.rks-gov.net/wp-content/uploads/2020/10/INQAAHE_logo_png1-300x106.png)
Më Shumë Nga Lajmet e Fundit
Presidenti i CHEA-s: Jemi krenarë që e mirëpresim AKA-në në komunitetin ndërkombëtar
Me rastin e njohjes së Agjencisë së Kosovës për Akreditim si autoritet akreditues nga Këshilli për Akreditimin e Arsimit të Lartë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (CHEA), Presidenti i CHEA-s, Nasser H. Paydar, përmes [...]
Profesoresha Hasnije Ilazi shpallet Kryetare nderi e Agjencisë së Akreditimit
Këshilli Shtetëror i Cilësisë (KShC) dhe Agjencia e Kosovës për Akreditim (AKA), në përfundim të mandatit të saj, e kanë shpallur profesoreshën Hasnije Ilazi, Kryetare Nderi e AKA-së, për “vizionin, lidershipin dhe kontributin në AKA [...]
AKA organizoi Gala mbrëmje me rastin e njohjes nga CHEA-SHBA
Krerë të institucioneve shtetërore, të Ambasadës Amerikane, përfaqësues të institucioneve të arsimit të lartë, përfaqësues nga vendet e rajonit, studentë, profesorë dhe miq të arsimit të lartë, kanë marrë pjesë më 19.05.2026 në gala mbrëmjen [...]
Profesori Avni Berisha zgjidhet Kryetar i Këshillit Shtetëror të Cilësisë të AKA-së
Në mbledhjen e rregullt të 149-të me radhë të Këshillit Shtetëror të Cilësisë (KSHC) të Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA), profesori i Universitetit të Prishtinës, Avni Berisha, është zgjedhur me vota unanime Kryetar i [...]
Ambasada Amerikane e uron Kosovën për njohjen e Agjencisë së Akreditimit nga CHEA
Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë e ka uruar Kosovën me rastin e njohjes së Agjencisë së Kosovës për Akreditim si “autoritet akreditues” nga Këshilli për Akreditimin e Arsimit të Lartë (CHEA) [...]
Agjencia e Kosovës për Akreditim pranohet zyrtarisht në Shtetet e Bashkuara të Amerikës
Bordi i Këshillit për Akreditimin e Arsimit të Lartë (CHEA) në SHBA e ka pranuar për shtatë vjet (deri me 31.12.2033) Agjencinë e Kosovës për Akreditim, me statusin e “autoritetit akreditues” në Shtetet e Bashkuara [...]





