Mbi 2400 staf akademik deklarohen në platformën e AKA-së E Akreditimi
Kastriot Ilazi, administrator i sistemeve të teknologjisë së informacionit në Agjencinë e Kosovës për Akreditim (AKA), ka konfirmuar më 25.07.2024, se që nga 1 korriku 2024 kur është hapur platforma E Akreditimi, janë deklaruar me sukses mbi 2400 staf akademik nga të gjitha institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Kosovës.
Sipas Ligjit për AKA-në deklarimi i stafit akademik dhe aplikimi për procesin e akreditimit dhe riakreditimit për vitin e ardhshëm akademik bëhet nga data 1 deri më 31 korrik 2024.
Që nga 1 korriku kur është hapur platforma e deklarimit, AKA ka mbajtur trajnime me koordinatorët e institucioneve të arsimit të lartë dhe ka ofruar përkrahje teknike me mbi 120 përgjigje me emaila dhe mbi 200 përkrahje teknike nëpërmes bisedave telefonike.
AKA ju bën thirrje të gjitha institucioneve të arsimit të lartë, që të shfrytëzojnë afatin ligjor deri më 31 korrik 2024 për të bërë deklarimin e stafit akademik dhe për të aplikuar për procesin e akreditimit dhe riakredimit.
Platforma E Akreditimit është avancuar dhe modernizuar gjatë këtij viti me financimin e Agjencisë Austriake për Zhvillim (ADA), nëpërmes Projektit HEI 25. Të gjitha të dhënat e deklarimit të stafit do të ruhen në sistem dhe nga viti i ardhshëm do të thjeshtësohet procesi i deklarimit.
Nëpërmes platformës së re E Akreditimit, është modernizuar sistemi, është rritur siguria kibernetike dhe është avancuar dukshëm përpunimi i të dhënave.
Antare e plotë në:
![INQAAHE_logo_png[1]](https://akreditimi.rks-gov.net/wp-content/uploads/2020/10/INQAAHE_logo_png1-300x106.png)
Më Shumë Nga Lajmet e Fundit
AKA synon përvojat kroate për programet e dyfishta dhe të përbashkëta të studimit
Kryetarja e Këshillit Shtetëror të Cilësisë (KSHC), profesoresha Hasnije Ilazi, Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA), Naim Gashi, dhe anëtarja ndërkombëtare e KSHC-së nga Kroacia, profesoresha Maja Martinović, janë pritur në [...]
Presidenti i CHEA-s: Jemi krenarë që e mirëpresim AKA-në në komunitetin ndërkombëtar
Me rastin e njohjes së Agjencisë së Kosovës për Akreditim si autoritet akreditues nga Këshilli për Akreditimin e Arsimit të Lartë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (CHEA), Presidenti i CHEA-s, Nasser H. Paydar, përmes [...]
Profesoresha Hasnije Ilazi shpallet Kryetare nderi e Agjencisë së Akreditimit
Këshilli Shtetëror i Cilësisë (KShC) dhe Agjencia e Kosovës për Akreditim (AKA), në përfundim të mandatit të saj, e kanë shpallur profesoreshën Hasnije Ilazi, Kryetare Nderi e AKA-së, për “vizionin, lidershipin dhe kontributin në AKA [...]
AKA organizoi Gala mbrëmje me rastin e njohjes nga CHEA-SHBA
Krerë të institucioneve shtetërore, të Ambasadës Amerikane, përfaqësues të institucioneve të arsimit të lartë, përfaqësues nga vendet e rajonit, studentë, profesorë dhe miq të arsimit të lartë, kanë marrë pjesë më 19.05.2026 në gala mbrëmjen [...]
Profesori Avni Berisha zgjidhet Kryetar i Këshillit Shtetëror të Cilësisë të AKA-së
Në mbledhjen e rregullt të 149-të me radhë të Këshillit Shtetëror të Cilësisë (KSHC) të Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA), profesori i Universitetit të Prishtinës, Avni Berisha, është zgjedhur me vota unanime Kryetar i [...]
Ambasada Amerikane e uron Kosovën për njohjen e Agjencisë së Akreditimit nga CHEA
Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë e ka uruar Kosovën me rastin e njohjes së Agjencisë së Kosovës për Akreditim si “autoritet akreditues” nga Këshilli për Akreditimin e Arsimit të Lartë (CHEA) [...]





