Lajmet e fundit

Published On: 13 Gusht, 2024

Këshilli Shtetëror i Cilësisë mbajti mbledhjen e 127-të

Këshilli Shtetëror i Cilësisë (KSHC) i Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA), më 12.08.2024, ka mbajtur mbledhjen e 127 në të cilën i ka shqyrtuar dhe ka marrë vendime për raportet e ekspertëve ndërkombëtarë të vlerësimit. KSHC i ka shqyrtuar, poashtu, kërkesat dhe ankesat e institucioneve të arsimit të lartë.

Në këtë mbledhje Këshilli ka vendosur për themelimin e grupeve punuese për rishikimin/hartimin e disa rregulloreve: Rregullore për manualin e akreditimit të programeve PhD, Rregullore për validimin e akreditimit nga institucione ndërkombëtare të akreditimit, Rregullore për manualin e monitorimit dhe procedurave post-akredituese, Rregullore për rregullimin e procedurave të përgjithshme, Rregullore të KShC.

Njëkohësisht KSHC ka diskutuar lidhur me dinamikën e punëve për organizimin e Konferencës së dytë ndërkombëtare për sigurimin e cilësisë e cila do të mbahet në Prishtinë më 24 shtator 2024.

Antare e plotë në:

Më Shumë Nga Lajmet e Fundit

𝐊𝐒𝐇𝐂 𝐬𝐡𝐪𝐲𝐫𝐭𝐨𝐢 𝐝𝐡𝐞 𝐦𝐢𝐫𝐚𝐭𝐨𝐢 𝐫𝐚𝐩𝐨𝐫𝐭𝐢𝐧 𝐯𝐣𝐞𝐭𝐨𝐫 𝐭ë 𝐩𝐮𝐧ë𝐬 𝐬ë 𝐀𝐊𝐀-𝐬ë

21 Prill, 2026|

Në mbledhjen e 148-të të rregullt, të mbajtur më 20 prill 2026, Këshilli Shtetëror i Cilësisë (KSHC) miratoi raportin vjetor të punës së Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA) për vitin 2025. Raporti i dorëzuar [...]