Lajmet e fundit

Published On: 9 Shtator, 2026

AKA merr pjesë në konferencën ndërkombëtare “E Ardhmja e Profesionit Akademik”

Agjencia e Kosovës për Akreditim (AKA) po merr pjesë në konferencën ndërkombëtare “E Ardhmja e Profesionit Akademik”, e cila po mbahet nga 7 deri më 9 shtator 2026 në Universitetin e Aveiros, Portugali.

AKA përfaqësohet nga z. Arianit Krasniqi, Drejtor i Departamentit për Vlerësim dhe Akreditim, në diskutime që trajtojnë zhvillimet aktuale dhe sfidat për të ardhmen e profesionit akademik dhe arsimit të lartë në përgjithësi.

Si pjesë e angazhimit në këtë nismë, Kosova do t’i bashkohet konsorciumit ndërkombëtar Future-AP dhe do të marrë pjesë në një anketë ndërkombëtare, e cila përfshin ekipe hulumtuese nga më shumë se 40 vende. Kjo nismë fokusohet në aspekte kyçe të profesionit akademik, përfshirë zhvillimin e karrierës dhe kushtet e punës së stafit akademik, mësimdhënien dhe kërkimin shkencor, qeverisjen dhe lirinë akademike, si dhe ndikimin e digjitalizimit dhe inteligjencës artificiale në arsimin e lartë.

Pjesëmarrja në këtë anketë do të ofrojë të dhëna të vlefshme mbi profesionin akademik në Kosovë dhe do të mundësojë analiza krahasuese ndërkombëtare. Gjetjet do të kontribuojnë në zhvillimin e politikave të bazuara në fakte si dhe do të shërbejnë si informata të rëndësishme për zhvillimin e mëtejshëm të politikave dhe praktikave të sigurimit të cilësisë dhe akreditimit në Kosovë, duke mbështetur njëkohësisht integrimin e mëtejshëm të vendit në Hapësirën Evropiane të Arsimit të Lartë.

Antare e plotë në:

Më Shumë Nga Lajmet e Fundit

KShC mbajti mbledhjen e radhës

30 Shtator, 2026|

Këshilli Shtetëror i Cilësisë (KShC) i Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA) mbajti më 28 shtator 2026 mbledhjen e radhës, në të cilën u trajtuan një sërë çështjesh të rëndësishme që lidhen me sigurimin e [...]