Këshilli Shtetëror i Cilësisë miratoi Rregulloren për tarifat dhe pagesat
Këshilli Shtetëror i Cilësisë (KSHC) i Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA) në mbledhjen e 129-të, të mbajtur më 08.10.2024 ka miratuar Rregulloren për tarifat dhe pagesat në AKA, e cila është në përputhje të plotë me Ligjin e AKA-së dhe legjislacionin në fuqi.
Siç parashihet në Ligjin e AKA-së, Rregullorja ka përcaktuar shumën e tarifave që institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Kosovës do të paguajnë për akreditim, riakreditim, validim, super ekspertizë dhe procedurat pas akreditimit, si dhe shumën e pagesave për ekspertët ndërkombëtarë.
Në mbledhjen e KSHC-së, ka filluar procesi i shqyrtimit të aplikacioneve për programe të studimit të cilat janë në proces të akreditimit për vitin 2024/2025. Ky proces do të vazhdojë edhe në mbledhjet e ardhshme.
Këshilli ka shqyrtuar dhe ka marrë vendime për kërkesat dhe ankesat e institucioneve të arsimit të lartë.
Antare e plotë në:
![INQAAHE_logo_png[1]](https://akreditimi.rks-gov.net/wp-content/uploads/2020/10/INQAAHE_logo_png1-300x106.png)
Më Shumë Nga Lajmet e Fundit
Përfaqësueset e AKA-së marrin pjesë në punëtorinë e ENQA-s për komunikim strategjik në Oslo
Përfaqësueset e Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA), Mimoza Dobra, zyrtare e lartë për vlerësim dhe akreditim, dhe Elza Maxhera, zyrtare e lartë për procedura të pasakreditimit, morën pjesë në Punëtorinë e ENQA-s për Komunikim [...]
Këshilli Shtetëror i Cilësisë zhvilloi vizitë në RIT Kosova
Këshilli Shtetëror i Cilësisë (KShC) dhe drejtues të Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA) kanë zhvilluar një vizitë në institucionin e arsimit të lartë RIT Kosova, ku kanë biseduar me menaxhmentin e këtij institucioni për [...]
KShC shqyrtoi raportet e ekspertëve ndërkombëtarë të akreditimit
Këshilli Shtetëror i Cilësisë (KShC) i Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA), në mbledhjen e mbajtur më 08.06.2026, i ka shqyrtuar disa raporte të ekspertëve ndërkombëtarë të akreditimit dhe ka marrë vendime lidhur me to. [...]
Delegacioni i AKA-së u prit nga Ambasadori i Kosovës në Bruksel
Në vigjilje të vizitës zyrtare në Bruksel, Kryetarja e Këshillit Shtetëror të Cilësisë (KSHC), profesoresha Hasnije Ilazi, dhe Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA), Naim Gashi, janë pritur nga Ambasadori i [...]
Delegacioni i AKA-së dhe MASH-it zhvillon vizitë zyrtare në Bruksel
Një delegacion i Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA) dhe Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës (MASH) kanë zhvilluar një vizitë zyrtare në Bruksel, ku janë takuar me drejtuesit e Regjistrit Evropian për Sigurimin e Cilësisë [...]
AKA synon përvojat kroate për programet e dyfishta dhe të përbashkëta të studimit
Kryetarja e Këshillit Shtetëror të Cilësisë (KSHC), profesoresha Hasnije Ilazi, Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA), Naim Gashi, dhe anëtarja ndërkombëtare e KSHC-së nga Kroacia, profesoresha Maja Martinović, janë pritur në [...]





