Lajmet e fundit

Published On: 14 Tetor, 2024

AKA organizoi trajnim për IAL lidhur me standardet e reja të akreditimit

Agjencia e Kosovës për Akreditim (AKA), më 11.10.2024, në ambientet e Fakultetit të Edukimit të Universitetit të Prishtinës, ka organizuar një trajnim për institucionet e arsimit të lartë (IAL), ku janë prezantuar Manuali i ri i Akreditimit/Riakreditimit, Rregullorja për Standardet për Akreditim Institucional, Rregullorja për Standardet për Akreditim të programeve të studimit Bachelor dhe Master, si dhe Rregullorja për Tarifa dhe Pagesat në AKA.

Drejtori i AKA-së për Monitorim dhe Procedura Pasakredituese, Shkëlzen Gërxhaliu dhe drejtori për Vlerësim dhe Akreditim, Arianit Krasniqi, prezantuan ndryshimet kryesore në këto rregullore dhe njëkohësisht iu përgjigjën pyetjeve të shumta nga pjesëmarrësit.

AKA është e interesuar që të ofrojë informacione të qarta dhe të sakta, me qëllim që IAL-të të punojnë në sigurimin e cilësisë në përputhje me standardet evropiane për sigurimin e cilësisë (ESG).

Ky trajnim kishte për qëllim që të përmirësojë kuptimin dhe zbatimin e standardeve dhe rregulloreve të reja, duke siguruar një proces më të qartë dhe transparent të akreditimit për të gjitha IAL-të.

Antare e plotë në:

Më Shumë Nga Lajmet e Fundit

KShC mbajti mbledhjen e radhës

30 Shtator, 2026|

Këshilli Shtetëror i Cilësisë (KShC) i Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA) mbajti më 28 shtator 2026 mbledhjen e radhës, në të cilën u trajtuan një sërë çështjesh të rëndësishme që lidhen me sigurimin e [...]