AKA shqyrtoi Rregulloren për Monitorim dhe Procedura Pas-akredituese
Këshilli Shtetëror i Cilësisë (KShC) dhe stafi i Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA), më 05.02.2025, në Bogë të Pejës, mbajti punëtori në të cilën është shqyrtuar rishikimi i Rregullores për Monitorim dhe Procedura Pas-akredituese.
Aktualisht AKA i ka të rregulluara procedurat e monitorimit dhe pas akreditimit, por qëllimi është që ato të harmonizohen me Ligjin për AKA-në dhe zhvillimet e reja të ngritjes së vazhdueshme të cilësisë në sistemin e arsimit të lartë në Republikën e Kosovës.
Rregullorja e rishikuar do të shërbejë si udhërrëfyes për AKA-në, institucionet e arsimit të lartë, ekspertët ndërkombëtarë si dhe publikun e gjerë për zbatimin e procedurave të drejta dhe transparente.
Kjo rregullore është në harmoni me Ligjin për AKA-në dhe në përputhje të plotë me Standardin 2.3 të Udhëzuesve Evropian të Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë (ESG), i cili kërkon që agjencitë e sigurimit të cilësisë të përmbyllin ciklin e akreditimit me procedura pas akredituese.
Standardi 2.3 i ESG-ve, përcakton se forma e procedurave pas akredituese varet nga modeli i sigurimit të jashtëm të cilësisë, andaj AKA përmes këtij dokumenti rregullon procedurat e monitorimit të cilat i përshtaten plotësisht kontekstit dhe sistemit kosovar të sigurimit të cilësisë si dhe janë në përputhje me legjislacionin vendor në fuqi.
Punëtoria është përkrahur nga Projekti HEI 25, e cila financohet nga Agjencia Austriake për Zhvillim (ADA).
Antare e plotë në:
![INQAAHE_logo_png[1]](https://akreditimi.rks-gov.net/wp-content/uploads/2020/10/INQAAHE_logo_png1-300x106.png)
Më Shumë Nga Lajmet e Fundit
Paneli 2: “Praktikat e mira institucionale në sigurimin e brendshëm të cilësisë”
Paneli 2: “Praktikat e mira institucionale në sigurimin e brendshëm të cilësisë” do të bëjë bashkë Zoran Ježić, Ulrike Krawagna, Eltjo Bazen, Majlinda Gjelaj, Furtuna Mehmeti dhe Fortina Kastrati, të cilët do të sjellin këndvështrime [...]
Njihuni me panelistët e Panelit 1 në Konferencën e Katërt Vjetore të AKA
Agjencia e Kosovës për Akreditim ka kënaqësinë të bëjë bashkë ekspertë dhe drejtues të shquar në fushën e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë në Panelin 1: “Roli i agjencive të sigurimit të cilësisë”. [...]
Njihuni me folëset kryesore të Konferencës së Katërt Vjetore të Agjencisë së Kosovës për Akreditim
Agjencia e Kosovës për Akreditim ka kënaqësinë të prezantojë folëset kryesore të konferencës me temën “Sigurimi i brendshëm i cilësisë në institucionet e arsimit të lartë: Nga vlerësimi drejt kulturës së cilësisë”: Anna Gover, Drejtoreshë [...]
AKA merr pjesë në konferencën ndërkombëtare “E Ardhmja e Profesionit Akademik”
Agjencia e Kosovës për Akreditim (AKA) po merr pjesë në konferencën ndërkombëtare “E Ardhmja e Profesionit Akademik”, e cila po mbahet nga 7 deri më 9 shtator 2026 në Universitetin e Aveiros, Portugali. AKA përfaqësohet [...]
Shënojeni datën: 29 shtator 2026
Agjencia e Kosovës për Akreditim organizon Konferencën e Katërt Vjetore Ndërkombëtare: “Sigurimi i brendshëm i cilësisë në institucionet e arsimit të lartë: Nga vlerësimi te kultura e cilësisë” 📍 Prishtinë 🗓️ 29 shtator 2026 Më [...]
Në platformën E-Akreditimi regjistrohen me sukses 2,960 pjesëtarë të stafit akademik
Afati ligjor për deklarimin e stafit akademik në platformën e Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA) ka përfunduar me sukses, duke rezultuar me regjistrimin e 2,960 pjesëtarëve të stafit akademik. Sipas Ligjit për AKA-në, deklarimi [...]






