AKA pjesë e Konferencës Vjetore të ATMAE – Asociacionit për Teknologji, Menaxhment dhe Inxhinieri të Aplikuar
Kryetarja e Këshillit Shtetëror të Cilësisë (KSHC), Prof. Asoc. Hasnije Ilazi, dhe Drejtori i Departamentit për Vlerësim dhe Akreditim, z. Arianit Krasniqi, morën pjesë në Konferencën Vjetore të Asociacionit për Teknologji, Menaxhment dhe Inxhinieri të Aplikuar (ATMAE), e cila u mbajt në Memphis, Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Në kuadër të kësaj konference, delegacioni i AKA-së zhvilloi takime me Presidentin e Bordit të Akreditimit, Dr. Ahmad Zargari, Kryetarin e Bordit të Drejtorëve, z. Walt Pozgay, Drejtoreshën për Akreditim në ATMAE, znj. Amy Good, si dhe me akterë të tjerë relevantë në fushën e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë në SHBA.
Përvojat e fituara nga kjo konferencë do të kontribuojnë në avancimin e standardeve për aplikimin e teknologjisë në programet dhe institucionet e arsimit të lartë në Kosovë. Njëkohësisht, kjo konferencë do të forcojë më tej bashkëpunimin ndërmjet dy institucioneve homologe, ndërsa përvojat amerikane do të ndihmojnë procesin e anëtarësimit të AKA-së në CHEA (Këshilli për Akreditim në Arsimin e Lartë).
Antare e plotë në:
![INQAAHE_logo_png[1]](https://akreditimi.rks-gov.net/wp-content/uploads/2020/10/INQAAHE_logo_png1-300x106.png)
Më Shumë Nga Lajmet e Fundit
Përfaqësueset e AKA-së marrin pjesë në punëtorinë e ENQA-s për komunikim strategjik në Oslo
Përfaqësueset e Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA), Mimoza Dobra, zyrtare e lartë për vlerësim dhe akreditim, dhe Elza Maxhera, zyrtare e lartë për procedura të pasakreditimit, morën pjesë në Punëtorinë e ENQA-s për Komunikim [...]
Këshilli Shtetëror i Cilësisë zhvilloi vizitë në RIT Kosova
Këshilli Shtetëror i Cilësisë (KShC) dhe drejtues të Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA) kanë zhvilluar një vizitë në institucionin e arsimit të lartë RIT Kosova, ku kanë biseduar me menaxhmentin e këtij institucioni për [...]
KShC shqyrtoi raportet e ekspertëve ndërkombëtarë të akreditimit
Këshilli Shtetëror i Cilësisë (KShC) i Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA), në mbledhjen e mbajtur më 08.06.2026, i ka shqyrtuar disa raporte të ekspertëve ndërkombëtarë të akreditimit dhe ka marrë vendime lidhur me to. [...]
Delegacioni i AKA-së u prit nga Ambasadori i Kosovës në Bruksel
Në vigjilje të vizitës zyrtare në Bruksel, Kryetarja e Këshillit Shtetëror të Cilësisë (KSHC), profesoresha Hasnije Ilazi, dhe Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA), Naim Gashi, janë pritur nga Ambasadori i [...]
Delegacioni i AKA-së dhe MASH-it zhvillon vizitë zyrtare në Bruksel
Një delegacion i Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA) dhe Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës (MASH) kanë zhvilluar një vizitë zyrtare në Bruksel, ku janë takuar me drejtuesit e Regjistrit Evropian për Sigurimin e Cilësisë [...]
AKA synon përvojat kroate për programet e dyfishta dhe të përbashkëta të studimit
Kryetarja e Këshillit Shtetëror të Cilësisë (KSHC), profesoresha Hasnije Ilazi, Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA), Naim Gashi, dhe anëtarja ndërkombëtare e KSHC-së nga Kroacia, profesoresha Maja Martinović, janë pritur në [...]






