Agjencia e Kosovës për Akreditim publikoi politikat e privatësisë
Pas marrjes së aprovimit nga Agjencia për Informim dhe Privatësi (AIP), më 10.12.2025, Agjencia e Kosovës për Akreditim (AKA) ka publikuar Politikat e Privatësisë sipas të cilave përpunohen dhe mbrohen të dhënat personale të individëve dhe institucioneve që bashkëpunojnë me AKA-në.
Politikat e privatësisë përfshijnë mënyrën e mbledhjes, përdorimit, ruajtjes dhe mbrojtjes së të dhënave personale, duke siguruar që proceset e akreditimit dhe pasakreditimit, si dhe aktivitetet e tjera të AKA-së, janë në përputhje me kërkesat e Ligjit për Mbrojtjen e të Dhënave Personale dhe standardet e Bashkimit Evropian për mbrojtjen e të dhënave.
Kjo politikë ka si qëllim të ofrojë transparencë për palët e përfshira dhe të sigurojë që të drejtat e individëve të mbrohen gjatë gjithë procesit të përpunimit të të dhënave, përfshirë të drejtën për qasje, korrigjim, fshirje dhe ndalimin e përpunimit të të dhënave. Politikat e privatësisë do të përditësohen periodikisht për të reflektuar ndryshimet ligjore dhe rregullore të reja.
Për më shumë informacion mbi politikat e privatësisë dhe mënyrën e përpunimit të të dhënave, mund të vizitoni dokumentin e plotë të politikës në linkun: Politika e Privatësisë e AKA.
Antare e plotë në:
![INQAAHE_logo_png[1]](https://akreditimi.rks-gov.net/wp-content/uploads/2020/10/INQAAHE_logo_png1-300x106.png)
Më Shumë Nga Lajmet e Fundit
Përvojat e Kosovës në sigurimin e cilësisë prezantohen në konferencën rajonale në Shkup
Me ftesë të Këshillit për Bashkëpunim Rajonal (RCC) dhe Bankës Botërore, nën patronatin e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës të Maqedonisë së Veriut, Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA), Naim Gashi, [...]
Këshilli Shtetëror i Cilësisë vizitoi Fakultetin e Studimeve Islame
Këshilli Shtetëror i Cilësisë (KSHC) i Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA) gjatë një vizite në Fakultetin e Studimeve Islame (FSI), janë pritur nga menaxhmenti i këtij fakulteti me të cilët kanë biseduar për fuqizimin [...]
Mbledhja e radhës e KShC-së fokusohet në akreditim dhe vlerësim të cilësisë
Këshilli Shtetëror i Cilësisë (KShC) i Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA), më 23.03.2026, zhvilloi mbledhjen e tij të rregullt, ku u diskutuan dhe u shqyrtuan një sërë çështjesh me rëndësi për sigurimin e cilësisë [...]
AKA forcon bashkëpunimin ndërkombëtar përmes vizitës zyrtare në Arizona State University
Në kuadër të orientimeve strategjike për internacionalizimin e sistemit të arsimit të lartë në Kosovë dhe forcimin e bashkëpunimit ndërkombëtar në fushën e sigurimit të cilësisë, Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë së Kosovës për Akreditim [...]
Adresimi i Drejtorit të Përgjithshëm të AKA-së para Bordit të CHEA-së në Uashington
Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë së Kosovës për Akreditim, Naim Gashi, në adresimin e tij para Bordit të Këshillit për Akreditimin e Arsimit të Lartë (CHEA) në SHBA, theksoi se Republika e Kosovës ka ndërtuar [...]
Aplikimi i AKA-së për njohje në SHBA shqyrtohet në takimin e Bordit të CHEA
Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA), Naim Gashi, dhe zyrtarja e lartë e AKA-së, Fjollë Ajeti, më 9 mars 2026 morën pjesë në takimin e Bordit të Komitetit të Pranimit të [...]





