Universiteti i Prizrenit dhe AKSP akreditohen për pesë vjet
Këshilli Shtetëror i Cilësisë (KShC) i Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA), në mbledhjen e mbajtur më 23.02.2026, pasi ka shqyrtuar raportet e ekspertëve ndërkombëtarë ka vendosur për akreditimin për pesë vjet të Universitetit “Ukshin Hoti” në Prizren dhe të Akademisë së Kosovës për Siguri Publike (AKSP).
Në këtë mbledhje, KShC ka shqyrtuar edhe disa raporte të ekspertëve në nivel të programeve të studimit, duke marrë vendime përkatëse në përputhje me rekomandimet e paneleve vlerësuese. Po ashtu, është marrë në shqyrtim edhe një vendimi i Komisionit të Ankesave.
Anëtarët e KShC-së kanë diskutuar edhe rishikimin e aplikacioneve të ekspertëve për përfshirje në panelet vlerësuese, në funksion të forcimit të mëtejmë të kapaciteteve profesionale dhe garantimit të standardeve të larta në proceset e vlerësimit.
Në kuadër të pikave të politikave dhe rregulloreve, Këshilli është informuar lidhur me Planin e Zbatimit të Strategjisë së AKA-së, ndërsa ka vendosur për themelimin e dy grupeve punuese: një për hartimin e Rregullores për akreditimin e programeve të përbashkëta dhe programeve të dyfishta, si dhe një tjetër për organizimin e Konferencës së AKA-së 2026, e cila do të mbahet në fund të muajit shtator.
Gjithashtu, është vendosur caktimi i datës për takimin e rregullt me institucionet e arsimit të lartë (IAL).
KShC ka shqyrtuar edhe raportin mbi vizitat informuese në kuadër të monitorimit të institucioneve të arsimit të lartë, si pjesë e mekanizmave të vazhdueshëm të sigurimit të cilësisë.
Në funksion të plotësimit të përbërjes së KShC-së, është diskutuar përfshirja e përfaqësuesve të industrisë, si dhe shpallja e thirrjes për Bordin Këshillëdhënës të AKA-së.
Antare e plotë në:
![INQAAHE_logo_png[1]](https://akreditimi.rks-gov.net/wp-content/uploads/2020/10/INQAAHE_logo_png1-300x106.png)
Më Shumë Nga Lajmet e Fundit
Këshilli Shtetëror i Cilësisë (KShC) mbajti mbledhjen e 155-të
Më 26 tetor 2026, Këshilli Shtetëror i Cilësisë (KShC) i Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA) mbajti mbledhjen e tij të 155-të të rregullt. Gjatë mbledhjes u shqyrtuan çështje të rëndësishme që lidhen me proceset [...]
AKA merr pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të ENQA 2026 në Las Palmas de Gran Canaria, Spanjë
Prof. Avni Berisha, President i Këshillit Shtetëror të Cilësisë (KShC), dhe Arianit Krasniqi, Drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA), morën pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të Asociacionit Evropian për Sigurimin e [...]
Fillon Procesi i Monitorimit për Vitin Akademik 2026/2027
Divizioni për Monitorim ka filluar realizimin e procesit të monitorimit për vitin akademik 2026/2027, në kuadër të mandatit dhe përgjegjësive për mbikëqyrjen e zbatimit të standardeve të cilësisë në institucionet e arsimit të lartë. Sot, [...]
Përfundoi me sukses Konferenca e Katërt Vjetore e AKA-së 2026
Agjencia e Kosovës për Akreditim (AKA) organizoi me sukses Konferencën e katërt vjetore, më 29 shtator 2026 në Prishtinë, me temën “Sigurimi i Brendshëm i Cilësisë në Institucionet e Arsimit të Lartë: Nga Vlerësimi drejt [...]
KShC mbajti mbledhjen e radhës
Këshilli Shtetëror i Cilësisë (KShC) i Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA) mbajti më 28 shtator 2026 mbledhjen e radhës, në të cilën u trajtuan një sërë çështjesh të rëndësishme që lidhen me sigurimin e [...]
Paneli 2: “Praktikat e mira institucionale në sigurimin e brendshëm të cilësisë”
Paneli 2: “Praktikat e mira institucionale në sigurimin e brendshëm të cilësisë” do të bëjë bashkë Zoran Ježić, Ulrike Krawagna, Eltjo Bazen, Majlinda Gjelaj, Furtuna Mehmeti dhe Fortina Kastrati, të cilët do të sjellin këndvështrime [...]




