Lajmet e fundit

Published On: 10 Qershor, 2026

Përfaqësueset e AKA-së marrin pjesë në punëtorinë e ENQA-s për komunikim strategjik në Oslo

Përfaqësueset e Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA), Mimoza Dobra, zyrtare e lartë për vlerësim dhe akreditim, dhe Elza Maxhera, zyrtare e lartë për procedura të pasakreditimit, morën pjesë në Punëtorinë e ENQA-s për Komunikim Strategjik në Agjencitë e Sigurimit të Cilësisë, e cila u mbajt më 4 dhe 5 qershor 2026 në Oslo të Norvegjisë dhe u organizua nga NOKUT.

Qëllimi i kësaj punëtorie ishte shqyrtimi i qasjeve efektive për komunikim strategjik brenda agjencive të sigurimit të cilësisë, me fokus të veçantë në transparencë, ndërtimin e besimit, reputacionin institucional dhe përgjegjësinë shoqërore. Programi përfshiu prezantime, studime të rasteve nga agjenci evropiane, diskutime në format “fishbowl” dhe “world café”, si dhe sesione pune për identifikimin e praktikave të mira në komunikimin me palët e interesit.

Gjatë punëtorisë, pjesëmarrësit shkëmbyen përvoja mbi mënyrat se si agjencitë e sigurimit të cilësisë komunikojnë aktivitetet, vendimet dhe mesazhet e tyre strategjike me palët e interesit dhe publikun e gjerë. Në fokus të diskutimeve ishte rëndësia e komunikimit të hapur dhe transparent për forcimin e besimit publik dhe rritjen e ndikimit institucional të agjencive të sigurimit të cilësisë.

Punëtoria ofroi një platformë të vlefshme për rrjetëzim dhe shkëmbim profesional ndërmjet përfaqësuesve të agjencive të sigurimit të cilësisë nga vende të ndryshme të Evropës, duke kontribuar në zhvillimin e mëtejshëm të praktikave të komunikimit strategjik në përputhje me standardet dhe pritshmëritë evropiane.

Pjesëmarrja e përfaqësueseve të AKA-së në këtë punëtori dëshmon përkushtimin e Agjencisë për zhvillim të vazhdueshëm profesional, forcimin e transparencës institucionale dhe avancimin e komunikimit me institucionet e arsimit të lartë, studentët, ekspertët, partnerët ndërkombëtarë dhe publikun e gjerë.

AKA mbetet e përkushtuar ndaj avancimit të praktikave të saj institucionale dhe komunikimit strategjik, në përputhje me standardet evropiane dhe praktikat më të mira në fushën e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë.

Antare e plotë në:

Më Shumë Nga Lajmet e Fundit