Lajmet e fundit

Published On: 23 Mars, 2022

WUS Austria po përkrahë Agjencinë e Akreditimit për ngritjen e cilësisë në arsimin e lartë

Kryetarja e Këshillit Shtetëror të Cilësisë (KShC), profesoresha Hasnije Ilazi dhe drejtori i Agjencisë së Kosovës për Akreditim, Naim Gashi, më 23.03.2022 kanë pritur në takim drejtoreshën menaxhuese të WUS Austria, znj. Veronika Nitsche dhe znj. Gurdun Feucht, eksperte e Heras Plus dhe gjithashtu anëtare e Bordit të Agjencisë së Akreditimit të Austrisë.
Gjatë këtij takimi u diskutua për bashkëpunimin dhe aktivitetet e planifikuara në kuadër të mbështetjes nga projekti Heras Plus, si për planet dhe propozimet e mundshme.
Kryetarja e KShC-së, profesoresha Ilazi, ka thënë se AKA po punon me intensitet të shtuar për të plotësuar të gjitha rekomandimet e Asociacionit Evropian të Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë (ENQA) dhe për të ngritur cilësinë në arsimin e lartë.
Kreu i KShC-së ka thënë se WUS Austria dhe projekti Heras Plus po e përkrahin në vazhdimësi AKA-në për rritjen e kapaciteteve dhe krijimin e standardeve që garantojnë cilësinë në arsimin e lartë.
Drejtoresha Nitsche ka thënë se AKA ka bërë shumë progres për cilësinë në arsimin e lartë. Ajo është zotuar se WUS Austria dhe Projekti Heras Plus do të vazhdojnë përkrahjen për Agjencinë e Akreditimit dhe për sistemin e arsimit të lartë në përgjithësi.
Gurdun Feucht, anëtare e Bordit të Agjencisë së Akreditimit të Austrisë, ka thënë se do të përkrahin AKA-në për rikthim në ENQA dhe EQAR, nëpërmes ngritjes së kapaciteteve dhe lobimit.

Antare e plotë në:

Më Shumë Nga Lajmet e Fundit

KShC aprovoi Manualin e ri të akreditimit

2 Maj, 2024|

Këshilli Shtetëror i Cilësisë (KSHC) i Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA) në mbledhjen jashtëzakonshme të mbajtur më 29.04.2024, e ka miratuar Rregulloren për Manualin e Akreditimit, i cili është në harmoni me standardet e [...]