Raporti mbi pjesëmarrjen e studentëve në proceset e sigurimit të cilësisë
Agjencia e Kosovës për Akreditim (AKA) mbështetur nga Ambasada e SHBA-së në Kosovë, është duke zbatuar projektin e titulluar “Rritja e pjesëmarrjes së studentëve në proceset e brendshme dhe të jashtme të sigurimit të cilësisë në Kosovë”. Qëllimi i projektit është të inkurajohet pjesëmarrja e studentëve në aktivitetet që kanë të bëjnë me sigurimin e cilësisë me qëllim që të kontribuohet në përmirësimin e procesit të mësimdhënies dhe të nxënit. Ekspertët ndërkombëtarë dhe vendor të angazhuar për zbatimin e këtij projekti, kanë hartuar një raport të hulumtimit i cili ofron një pasqyrë të qartë për përfshirjen e studenteve në proceset e sigurimit të brendshëm dhe të jashtëm të cilësisë si dhe ofron udhëzime për angazhimin e studentëve nga Kosova në këto procese. Gjithashtu, ky raport i hulumtimit bazohet në një analizë krahasimore të bërë në bazë të praktikave më të mira në Evropë, në një analizë vendore të bërë në bazë të raporteve të akreditimit të AKA-së, në kërkesat ligjore në fuqi, si dhe në një pyetësor të zhvilluar në nivel vendi me më shumë se 1000 studentë nga institucionet e arsimit të lartë publik dhe privat të Kosovës (IAL).
Raporti mund të shkarkohet këtu
Antare e plotë në:
Më Shumë Nga Lajmet e Fundit
Ekipi i Agjencisë së Kosovës për Akreditim në Aktivitetet Ndërkombëtare të ENQA
Një ekip i Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA) i përbërë nga Shpresa Shala dhe Fjollë Ajeti, më 11 dhe 12 dhjetor 2024, kanë marrë pjesë në dy ngjarje të rëndësishme ndërkombëtare të organizuara nga [...]
Kuvendi i Kosovës e zgjodhi Shkurtë Bajrgorën anëtare studente të KSHC-së
Në seancën e mbajtur më 05.12.2024, Kuvendi i Kosovës me shumicë votash e ka zgjedhur znj. Shkurtë Bajgora anëtare të Këshillit Shtetëror të Cilësisë (KShC) të Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA). Ky vendim i [...]
KSHC miratoi raportin e ekspertëve për akreditimin institucional të Universitetit të Prishtinës
Këshilli Shtetëror i Cilësisë (KShC) i Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA), në mbledhjen e mbajtur më 11.12.2024, e ka aprovuar raportin e ekspertëve ndërkombëtarë për akreditimin institucional për pesë vite të Universitetit të Prishtinës. [...]
KSHC shqyrtoi aplikacionet për akreditim të programeve të studimit
Këshilli Shtetëror i Cilësisë (KShC) i Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA) në mbledhjen e 132-të të mbajtur më 9 dhe 10 dhjetor 2024, ka vazhduar procesin e shqyrtimit të aplikacioneve për akreditim të programeve [...]
AKA do të përfitojë nga përvoja kroate për ngritjen e cilësisë në arsimin e lartë
Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA), Naim Gashi, ka pritur më 03.12.2024 në takim, znj. Marina Grubišić, Udhëheqëse e Divizionit për Vlerësim dhe znj. Mia Đikić, Udhëheqëse e Divizionit për Hulumtim [...]
KSHC vendosi kriteret për bartësit e programeve të studimit në fushat e arteve
Këshilli Shtetëror i Cilësisë (KShC) i Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA), në mbledhjen e mbajtur më 27.11.2024, vendosi kriteret për bartësit e programeve të studimit në fushat e arteve. Kriteret e reja bazohen në [...]