AKA prezanton Udhëzuesin për Rritjen e Përfshirjes së Studentëve në Proceset e Cilësisë në Arsimin e Lartë në Kosovë
Me financimin dhe mbështetjen e Ambasadës Amerikane në Kosovë, Agjencia e Kosovës për Akreditim organizoi eventin për të prezantuar Udhëzuesin për Përfshirje të Studentëve në kuadër të projektit “Rritja e Përfshirjes së Studentëve në Procedurat e Sigurimit të Cilësisë në arsimin e lartë”. Qëllimi i këtyre ngjarjeve informative ishte shpalosja e Udhëzuesit para përfaqësuesve të institucioneve të arsimit të lartë si dhe para përfaqësuesve të organizatave studentore të të gjitha institucioneve publike dhe private të arsimit të lartë në Kosovë.
Brenda dy ditëve, ekspertja ndërkombëtare e projektit znj. Anca Prisacariu prezantoi parimet si dhe mënyrat se si mund të rritet pjesëmarrja dhe angazhimi i studentëve në proceset e sigurimit të brendshëm të cilësisë, në udhëheqjen dhe menaxhimin e IAL-ve, si dhe në procedurat e vlerësimit të jashtëm. Krahas ekspertes ndërkombëtare, 5 përfaqësues të studentëve nga shtete të ndryshme evropiane, përfshirë përfaqësues të organizatës studentore në nivelin evropian ESU, mbajtën prezantime para studentëve të Kosovës. Këto prezantime u realizuan me qëllim të ndërtimit të kapaciteteve të studentëve vendor dhe inkurajimin e tyre për të shtyrë përpara agjenda të rëndësishme të përmirësimit të cilësisë së arsimit të lartë nga perspektiva e studentit.
Antare e plotë në:
![INQAAHE_logo_png[1]](https://akreditimi.rks-gov.net/wp-content/uploads/2020/10/INQAAHE_logo_png1-300x106.png)
Më Shumë Nga Lajmet e Fundit
Përfundoi me sukses Konferenca e Katërt Vjetore e AKA-së 2026
Agjencia e Kosovës për Akreditim (AKA) organizoi me sukses Konferencën e katërt vjetore, më 29 shtator 2026 në Prishtinë, me temën “Sigurimi i Brendshëm i Cilësisë në Institucionet e Arsimit të Lartë: Nga Vlerësimi drejt [...]
KShC mbajti mbledhjen e radhës
Këshilli Shtetëror i Cilësisë (KShC) i Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA) mbajti më 28 shtator 2026 mbledhjen e radhës, në të cilën u trajtuan një sërë çështjesh të rëndësishme që lidhen me sigurimin e [...]
Paneli 2: “Praktikat e mira institucionale në sigurimin e brendshëm të cilësisë”
Paneli 2: “Praktikat e mira institucionale në sigurimin e brendshëm të cilësisë” do të bëjë bashkë Zoran Ježić, Ulrike Krawagna, Eltjo Bazen, Majlinda Gjelaj, Furtuna Mehmeti dhe Fortina Kastrati, të cilët do të sjellin këndvështrime [...]
Njihuni me panelistët e Panelit 1 në Konferencën e Katërt Vjetore të AKA
Agjencia e Kosovës për Akreditim ka kënaqësinë të bëjë bashkë ekspertë dhe drejtues të shquar në fushën e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë në Panelin 1: “Roli i agjencive të sigurimit të cilësisë”. [...]
Njihuni me folëset kryesore të Konferencës së Katërt Vjetore të Agjencisë së Kosovës për Akreditim
Agjencia e Kosovës për Akreditim ka kënaqësinë të prezantojë folëset kryesore të konferencës me temën “Sigurimi i brendshëm i cilësisë në institucionet e arsimit të lartë: Nga vlerësimi drejt kulturës së cilësisë”: Anna Gover, Drejtoreshë [...]
AKA merr pjesë në konferencën ndërkombëtare “E Ardhmja e Profesionit Akademik”
Agjencia e Kosovës për Akreditim (AKA) po merr pjesë në konferencën ndërkombëtare “E Ardhmja e Profesionit Akademik”, e cila po mbahet nga 7 deri më 9 shtator 2026 në Universitetin e Aveiros, Portugali. AKA përfaqësohet [...]










