Delegacioni i AKA-së pjesë e eventit të ENQA-s për cilësinë në arsimin e lartë
Një delegacion i Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA), për dy ditë me radhë ka marrë pjesë në një ngjarje të organizuar nga Asociacioni Evropian për Sigurimin e Cilësisë në Arsimin e Lartë (ENQA), në Këln të Gjermanisë, ku është diskutuar për procesin e vlerësimit të jashtëm për anëtarësim në ENQA.
Delegacioni i AKA-së, i vetmi nga rajoni i Ballkanit, përbëhej nga Kryetarja e Këshillit Shtetëror të Cilësisë (KShC), profesoresha Hasnije Ilazi, Drejtori i Agjencisë Naim Gashi si dhe zyrtari i lartë, Arianit Krasniqi.
Qëllimi i këtij organizimi, ku kanë marrë pjesë 29 shtete të Evropës, ka qenë përgatitja e agjencive të akreditimit për vlerësimin nga ENQA si dhe shkëmbimi i përvojave të mira për cilësinë në arsimin e lartë.
Delegacioni i Kosovës ka zhvilluar takime me krerët e ENQA-s dhe EQAR-it, si dhe me udhëheqësit e agjencive homologe nga Gjermania, Italia, Sllovakia, Sllovenia, Ukraina etj, me të cilët është diskutuar për hapa konkret të bashkëpunimit për garantimin e cilësisë në arsimin e lartë.
Delegacioni i Kosovës i ka ftuar agjencitë homologe që të jenë pjesë e Konferencës rajonale për cilësinë në arsimin e lartë e cila planifikohet të mbahet në tetor të këtij viti në Prishtinë.
Drejtuesit e AKA-së, kanë prezantuar punën që është bërë në zbatimin e Udhëzuesve Evropian të Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë (ESG) dhe planet për t’ju nënshtruar vlerësimit nga ENQA, për anëtarësim në këtë institucion.



Antare e plotë në:
![INQAAHE_logo_png[1]](https://akreditimi.rks-gov.net/wp-content/uploads/2020/10/INQAAHE_logo_png1-300x106.png)
Më Shumë Nga Lajmet e Fundit
Agjencia e Akreditimit mbajti takimin e rregullt me institucionet e arsimit të lartë
Këshilli Shtetëror i Cilësisë (KShC) i Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA), më 03.03.2026, mbajti takimin e rregullt vjetor me institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Kosovës, përkatësisht me dekanët, prodekanët, koordinatorët e [...]
AKA po vazhdon procesin e monitorimit të IAL-ve në Kosovë
Një ekip i Divizionit të Monitorimit i Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA), më 26.02.2026, realizoi vizita monitoruese në programet Infermieri, Farmaci dhe Shëndeti Publik në Fakultetin e Mjekësisë në Universitetin e Prishtinës, në kuadër [...]
Universiteti i Prizrenit dhe AKSP akreditohen për pesë vjet
Këshilli Shtetëror i Cilësisë (KShC) i Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA), në mbledhjen e mbajtur më 23.02.2026, pasi ka shqyrtuar raportet e ekspertëve ndërkombëtarë ka vendosur për akreditimin për pesë vjet të Universitetit “Ukshin [...]
AKA nikoqire e panelit vlerësues ndërkombëtar nga CHEA e SHBA-së
Agjencia e Kosovës për Akreditim (AKA) ka qenë nikoqire e një paneli vlerësues amerikan nga Këshilli për Akreditimin e Arsimit të Lartë (CHEA) i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në kuadër të procesit për njohje [...]
Kosova po bashkëpunon me Malajzinë dhe Singaporin për cilësinë në arsimin e lartë
Me ftesë të Kryetarit të Agjencisë së Kualifikimeve të Malajzisë (MQA), Zaini Ujang, Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA), Naim Gashi, i shoqëruar nga dekani i Fakultetit të Studimeve Islame (FSI) [...]
Pas EQAR-it, AKA përparon drejt njohjes ndërkombëtare nga CHEA në SHBA
Agjencia e Kosovës për Akreditim (AKA) është në proces të vlerësimit për t’u bërë autoritet i njohur dhe anëtar i Këshillit për Akreditimin e Arsimit të Lartë (CHEA) në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Gjatë [...]





