Kosova po përfiton nga përvoja austriake në fushën e akreditimit dhe ngritjes së cilësisë në arsimin e lartë
Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë së Kosovës për Akreditim, Naim Gashi, nga data 30 maj deri më 1 qershor 2023 ka qenë nikoqir i një delegacioni nga Agjencia e Akreditimit e Austrisë (AQ Austria), i drejtuar nga dr. Maria Weber, drejtoreshë për Akreditim dhe Bashkëpunim Ndërkombëtar dhe Barbara Schinwald, Departamenti për Akreditim.
AQ Austria në kuadër të një projekti të përbashkët, të financuar nga Agjencia Austriake për Zhvillim Ndërkombëtar ADA, po e përkrahë AKA-në për rritjen e kapaciteteve të saj dhe plotësimin e kritereve për kthim në Asociacionit Evropian për Sigurimin e Cilësisë në Arsimin e Lartë (ENQA) dhe Regjistrit Evropian për Sigurimin e Cilësisë në Arsimin e Lartë (EQAR).
Delegacioni nga Austria është pritur në takim nga Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MESTI), znj. Arbërie Nagavci, e cila ka treguar për punën e MAShTI-t në garantimin e pavarësisë institucionale dhe financiare të AKA-së.
Përfaqësuesit e AQ Austria janë takuar me Zëvendëskryetarin e Bordit të AKA-së, profesorin Klemen Miklavic dhe me Kryesuesin e Komisionit të Ankesave, profesorin Ibish Mazreku.
Delegacioni austriak është pritur në takim edhe nga Prorektorja për Bashkëpunim Ndërkombëtar e Universitetit të Prishtinës, profesoresha Arta Basha Jakupi. Përfaqësuesit e AQ Austria kanë vizituar Universitetin e Shkencave të Aplikuara në Ferizaj dhe janë pritur nga Rektori Agron Bajraktari.
Delegacioni i AQ Austria janë pritur në takim nga Prorektori i Kolegjit AAB, profesori Shemsedin Vehapi dhe nga Rektori i Kolegjit UBT, profesori Edmond Hajrizi.
Këto takime dhe vizita ofruan mundësi për diskutime të frytshme dhe shkëmbim njohurish në lidhje me proceset e akreditimit dhe sigurimin e cilësisë në arsimin e lartë midis institucioneve austriake dhe kosovare.
Binjakëzimi i AKA-së dhe AQ Austria është financuar nga Heras Plus, si pjesë e ADC. AKA dhe partnerët e saj vlerësojnë mbështetjen dhe bashkëpunimin e AQ Austria në përpjekjet e tyre për të përmirësuar cilësinë e arsimit të lartë në Kosovë.






Antare e plotë në:
![INQAAHE_logo_png[1]](https://akreditimi.rks-gov.net/wp-content/uploads/2020/10/INQAAHE_logo_png1-300x106.png)
Më Shumë Nga Lajmet e Fundit
Njihuni me panelistët e Panelit 1 në Konferencën e Katërt Vjetore të AKA
Agjencia e Kosovës për Akreditim ka kënaqësinë të bëjë bashkë ekspertë dhe drejtues të shquar në fushën e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë në Panelin 1: “Roli i agjencive të sigurimit të cilësisë”. [...]
Njihuni me folëset kryesore të Konferencës së Katërt Vjetore të Agjencisë së Kosovës për Akreditim
Agjencia e Kosovës për Akreditim ka kënaqësinë të prezantojë folëset kryesore të konferencës me temën “Sigurimi i brendshëm i cilësisë në institucionet e arsimit të lartë: Nga vlerësimi drejt kulturës së cilësisë”: Anna Gover, Drejtoreshë [...]
AKA merr pjesë në konferencën ndërkombëtare “E Ardhmja e Profesionit Akademik”
Agjencia e Kosovës për Akreditim (AKA) po merr pjesë në konferencën ndërkombëtare “E Ardhmja e Profesionit Akademik”, e cila po mbahet nga 7 deri më 9 shtator 2026 në Universitetin e Aveiros, Portugali. AKA përfaqësohet [...]
Shënojeni datën: 29 shtator 2026
Agjencia e Kosovës për Akreditim organizon Konferencën e Katërt Vjetore Ndërkombëtare: “Sigurimi i brendshëm i cilësisë në institucionet e arsimit të lartë: Nga vlerësimi te kultura e cilësisë” 📍 Prishtinë 🗓️ 29 shtator 2026 Më [...]
Në platformën E-Akreditimi regjistrohen me sukses 2,960 pjesëtarë të stafit akademik
Afati ligjor për deklarimin e stafit akademik në platformën e Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA) ka përfunduar me sukses, duke rezultuar me regjistrimin e 2,960 pjesëtarëve të stafit akademik. Sipas Ligjit për AKA-në, deklarimi [...]
AKA përfituese e dy projekte të reja Erasmus+ të financuara nga Komisioni Evropian
Agjencia e Kosovës për Akreditim (AKA) është shpallur fituese në dy projekte të reja të financuara në kuadër të programit Erasmus+ Capacity Building in Higher Education (CBHE), të cilat janë përzgjedhur për financim nga Komisioni [...]





