AKA merr përkrahje nga ENQA dhe EQAR për zbatimin e standardeve evropiane në arsimin e lartë
Një delegacion i Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA), i përbërë nga Kryetarja e Këshillit Shtetëror të Cilësisë (KShC), profesoresha Hasnije Ilazi; Zëvendëskryetari i KShC-së, profesori Klemen Miklavic; Drejtori i Përgjithshëm i AKA-së, Naim Gashi dhe anëtari i KShC-së, profesori Gëzim Tosuni, për tri ditë me radhë kanë qëndruar për vizitë zyrtare në Bruksel ku janë takuar me krerët e Asociacionit Evropian për Sigurimin e Cilësisë në Arsimin e Lartë (ENQA), Regjistrin Evropian për Sigurimin e Cilësisë në Arsimin e Lartë (EQAR) dhe institucione tjera të rëndësishme në fushën e arsimit.
Delegacioni nga Kosova ka marrë përkrahje nga ENQA dhe EQAR për punën e bërë në fushën e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë, zbatimin në praktikë të Standardeve dhe Udhëzuesve Evropian (ESG), si dhe plotësimin e rekomandimeve të ENQA.
Në ditën e parë të vizitës, në takime me institucione shumë të rëndësishme në Bruksel, kanë marrë pjesë Ministrja e MASHTI-it, Arbërie Nagavci dhe Kryetari i Komisionit Parlamentar për Arsim, Ardian Gola.
Vizita është përkrahur nga Projekti Heras Plus, i financuar nga Agjencia për Zhvillim Ndërkombëtar e Austrisë – ADA. Në takimet në Bruksel kanë marrë pjesë edhe z. Aqim Emurli, udhëheqës i projektit Heras Plus në Kosovë dhe eksperti i Projektit, Bastian Baumann nga Gjermania.
Në ditën e parë delegacioni nga Kosova është pritur nga Presidenti i EQAR-it, Karl Dittrich, drejtorja e EQAR-t, Magalie Soenen dhe zëvendësdrejtorja Melinda Szabó.
Delegacioni i Kosovës është pritur edhe nga drejtorja e ENQA, Anna Gover, ku është diskutuar për punën e AKA në zbatimin e standardeve evropiane të cilësisë.
Një tjetër takim shumë i rëndësishëm është zhvilluar me z. Patrick Van den Bosch drejtorin e Këshillit Flaman për Arsimin e Lartë (VLUHR).
Delegacioni i AKA-së është takuar edhe me Lucien Bollaert, nga Universiteti Gent i Belgjikës. Në takime të veçanta delegacioni kosovar është pritur edhe nga Asociacioni Evropian i Universiteteve (EUA), Agjencia për Sigurimin e Cilësisë në Arsimin e Lartë (AEQES) dhe Organizata e Akreditimit për Holandë dhe Flandri (NVAO).






Antare e plotë në:
![INQAAHE_logo_png[1]](https://akreditimi.rks-gov.net/wp-content/uploads/2020/10/INQAAHE_logo_png1-300x106.png)
Më Shumë Nga Lajmet e Fundit
Agjencia e Kosovës për Akreditim publikoi politikat e privatësisë
Pas marrjes së aprovimit nga Agjencia për Informim dhe Privatësi (AIP), më 10.12.2025, Agjencia e Kosovës për Akreditim (AKA) ka publikuar Politikat e Privatësisë sipas të cilave përpunohen dhe mbrohen të dhënat personale të individëve [...]
AKA nis procesin e akreditimit institucional për vitin e ardhshëm akademik
Agjencia e Kosovës për Akreditim (AKA) ka nisur procesin e akreditimit në nivel institucional, në përputhje me Standardet e Akreditimit të Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe praktikat më të mira evropiane të sigurimit të [...]
Agjencia e Akreditimit përmbyll fazën e parë të informimit rreth procedurave të monitorimit
Agjencia e Kosovës për Akreditim (AKA), nëpërmjet Divizionit të Monitorimit, ka përmbyllur me sukses fazën e parë të informimit rreth procedurave të monitorimit në institucionet e arsimit të lartë në përputhje me Rregulloren e re [...]
Aprovohet Strategjia e Agjencisë së Kosovës për Akreditim 2026–2030
Këshilli Shtetëror i Cilësisë (KSHC) i Agjencia e Kosovës për Akreditim (AKA), në mbledhjen e mbajtur më 1 dhjetor 2025, miratoi Strategjinë e Agjencisë së Kosovës për Akreditim për periudhën 2026–2030. Dokumenti strategjik përcakton drejtimin [...]
AKA pjesë e shënimit të 20-vjetorit të ASHE – Kroacia
Një delegacion i Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA) ka marrë pjesë në Zagreb, në shënimin e 20-vjetorit të themelimit të Agjencisë për Shkencë dhe Arsim të Lartë të Kroacisë (ASHE). Delegacioni i AKA-së përbëhej [...]
Përfaqësues të AKA-së marrin pjesë në Forumin Evropian për Sigurimin e Cilësisë 2025 në Budapest
Dy përfaqësues të Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA), Arianit Krasniqi, Drejtor i Departamentit për Vlerësim dhe Akreditim, dhe Ilirjane Ademaj-Ahmeti, Zyrtare e Lartë për Vlerësim dhe Akreditim, morën pjesë në Forumin Evropian për Sigurimin [...]





