Delegacioni nga Agjencia e Kosovës për Akreditim viziton Gjermaninë
Një delegacion i Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA), në krye me Profesoreshën Hasnije Ilazi, Kryetare e Bordit të AKA-së dhe Naim Gashi, Drejtori i Përgjithshëm i AKA-së, kanë zhvilluar një vizitë të rëndësishme në Bon dhe Koln të Gjermanisë. Qëllimi i kësaj vizite ishte përshpejtimi i procesit të anëtarësimit të AKA-së në ENQA dhe regjistrimit në EQAR, nxitja e shkëmbimit të përvojave, dhe forcimi i bashkëpunimit mes dy vendeve në fushën e akreditimit dhe cilësisë në arsimin e lartë.
Gjatë vizitës, Kryetarja Ilazi theksoi rolin e AKA-s në ndërkombëtarizimin e sistemit të arsimit të lartë në Kosovë. Ajo ka diskutuar arritjet e AKA-s në plotësimin e rekomandimeve të caktuara nga Asociacioni Evropian i Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë (ENQA). Kryetarja Ilazi gjithashtu prezantoi perspektivat dhe planet e ardhshme të agjencisë dhe ka përshkruar një rrugëtim vizionar për përmirësimin e arsimit të lartë në Kosovë.
Delegacioni nga Kosova është pritur nga Doris Herrmann, Drejtore Ekzekutive e Agjencisë për Sigurinë e Cilësisë nëpërmes Akreditimit të Programeve të Studimit (AQAS) dhe njëherësh anëtare e Bordit të ENQA.
Në këtë takim është kërkuar përkrahje nga AQAS dhe drejtoresha Herrmann për përshpejtimin e procesit të anëtarësimit të AKA-së në ENQA dhe EQAR.
Drejtoresha Herrmann ka ofruar përkrahjen e plotë të AQAS, si agjencia më e madhe e akreditimit në Gjermani, për rrugën e AKA-së drejt zbatimit të ESG standardeve dhe kthimit në mekanizmat e sigurimit të cilësisë në Evropë.
Gjithashtu, në takim është diskutuar niveli i cilësisë në arsimin e lartë në gjithë rajonin, në mënyrë që kriteret e cilësisë të mos frenojnë zbatimin e ESG standardeve.
Delegacioni nga Kosova është takuar edhe me Katrin Mayer-Lantermann, Kryetare e Çështjeve Ligjore dhe Ndërkombëtare në Këshillin Gjerman të Akreditimit. Ajo ka ofruar një pasqyrë të përvojave dhe praktikave më të mira gjermane në përmirësimin e cilësisë së arsimit të lartë.
Naim Gashi, Drejtori i Përgjithshëm i AKA-s, ka dhënë një pasqyrë të gjerë të bashkëpunimit të çmuar ndërmjet AKA-s dhe homologëve gjermanë dhe evropianë në fushën e akreditimit. Drejtori Gashi ka nënvizuar rezultatet e dukshme të këtij bashkëpunimi, theksuar rolin në avancimin e cilësisë së arsimit të lartë në Kosovë. Ky bashkëpunim frytdhënës me agjencitë homologe ka mundësuar një transferim njohurie që ka ndihmuar shumë në përmirësimin e vazhdueshëm të peizazhit të arsimit të lartë në vend.
Vizita e delegacionit të Kosovës ka nxitur një shkëmbim dinamik të njohurive dhe ekspertizës që premton të ngritë cilësinë e arsimit të lartë në Kosovë. Ky ndërveprim pozitiv ka hapur rrugën për një partneritet më të fortë dhe krijimin e një vizioni të përbashkët për të ardhmen e arsimit të lartë.

Antare e plotë në:
![INQAAHE_logo_png[1]](https://akreditimi.rks-gov.net/wp-content/uploads/2020/10/INQAAHE_logo_png1-300x106.png)
Më Shumë Nga Lajmet e Fundit
Pas EQAR-it, AKA përparon drejt njohjes ndërkombëtare nga CHEA në SHBA
Agjencia e Kosovës për Akreditim (AKA) është në proces të vlerësimit për t’u bërë autoritet i njohur dhe anëtar i Këshillit për Akreditimin e Arsimit të Lartë (CHEA) në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Gjatë [...]
Agjencia e Kosovës për Akreditim publikon spotet promovuese për punën e saj
Agjencia e Kosovës për Akreditim (AKA), në bashkëpunim me studentët e Fakultetit të Inxhinierisë Elektronike dhe Kompjuterike të Universitetit të Prishtinës, si dhe me përkrahje teknike nga Fakulteti i Gazetarisë i UP-së, ka përgatitur video-spote [...]
KShC mbajti mbledhjen e rregullt të 144-të
Këshilli Shtetëror i Cilësisë (KShC) i Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA) ka mbajtur më 15 janar 2026 mbledhjen e rregullt të 144-të me radhë, në të cilën janë shqyrtuar disa pika të rëndësishme të [...]
Miratohet Plani i zhvillimit profesional për stafin e AKA-së
Agjencia e Kosovës për Akreditim (AKA) ka miratuar Planin e zhvillimit profesional për stafin, në një punëtori të organizuar me fokus në forcimin e kapaciteteve profesionale, teknike dhe organizative për periudhën trevjeçare 2026–2028. Ky plan [...]
Takim informues mbi Procedurat Pas-Akredituese dhe planet e zbatimit të rekomandimeve
Agjencia e Kosovës për Akreditim, më 12 dhjetor 2025, mbajti takimin informues lidhur me Procedurat Pas-Akredituese (PPA) dhe gjetjet nga planet e zbatimit të rekomandimeve (PZR). Në këtë takim morën pjesë rreth 150 përfaqësues të [...]
Agjencia e Kosovës për Akreditim publikoi politikat e privatësisë
Pas marrjes së aprovimit nga Agjencia për Informim dhe Privatësi (AIP), më 10.12.2025, Agjencia e Kosovës për Akreditim (AKA) ka publikuar Politikat e Privatësisë sipas të cilave përpunohen dhe mbrohen të dhënat personale të individëve [...]





