Agjencia e Kosovës për Akreditim mbajti konferencën e parë ndërkombëtare
Agjencia e Kosovës për Akreditim (AKA) ka mbajtur më 26.09.2023 Konferencën e parë ndërkombëtare për sigurimin e cilësisë në arsimin e lartë, në të cilën kanë marrë pjesë krerët e institucioneve shtetërore, përfaqësues nga institucionet më të rëndësishme evropiane, përfaqësues të institucioneve të arsimit të lartë, komuniteti akademik, studentë, përfaqësues diplomatik, përfaqësues të shoqërisë civile, etj.
Kryeministri Albin Kurti ka thënë se cilësia në arsimin e lartë në Kosovë, qëndron lart në prioritetet e Qeverisë dhe se Kosova paraqet rast të veçantë, ku një universitet e ka bërë shtetin.
“Më vjen keq që në vitet e fundit këto raporte nuk kanë qenë në nivelin e dëshirueshëm. Andaj jemi sot këtu për të përforcuar urat e vjetra, e ndërtuar ura të reja mes Agjencisë për Akreditim e ENQA-s. Agjencia e Kosovës për Akreditim e ka gjithë pavarësinë e saj institucionale”, ka thënë Kryeministri.
Kryetarja e Këshillit Shtetëror të Cilësisë (KShC), profesoresha Hasnije Ilazi ka thënë se “arsimi cilësor është themel për të formësuar të ardhmen e sigurtë të njerëzimit me përgjegjësi dhe largpamësi. Ai kontribuon në zhvillimin e individëve të shkathët, te informuar, të ndërtuar moralisht, të hapur ndaj ndryshimit dhe të vetëdijshëm për rëndësinë e proceseve globale, të gjitha këto cilësi thelbësore për adresimin e sfidave dhe mundësive komplekse që e presin njerëzimin”.
Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë së Kosovës për Akreditim, Naim Gashi, ka thënë se Kosova ka krijuar një kohezion nacional për cilësinë në fushën e arsimit. Ai ka thënë se të gjitha rekomandimet e Asociacionit Evropian për Sigurimin e Cilësisë në Arsimin e Lartë (ENQA) tashmë janë zbatuar dhe AKA është gati që t’i nënshtrohet vlerësimit për tu anëtarësuar në mekanizmat evropian të sigurimit të cilësisë.














Antare e plotë në:
![INQAAHE_logo_png[1]](https://akreditimi.rks-gov.net/wp-content/uploads/2020/10/INQAAHE_logo_png1-300x106.png)
Më Shumë Nga Lajmet e Fundit
AKA po vazhdon procesin e monitorimit të IAL-ve në Kosovë
Një ekip i Divizionit të Monitorimit i Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA), më 26.02.2026, realizoi vizita monitoruese në programet Infermieri, Farmaci dhe Shëndeti Publik në Fakultetin e Mjekësisë në Universitetin e Prishtinës, në kuadër [...]
Universiteti i Prizrenit dhe AKSP akreditohen për pesë vjet
Këshilli Shtetëror i Cilësisë (KShC) i Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA), në mbledhjen e mbajtur më 23.02.2026, pasi ka shqyrtuar raportet e ekspertëve ndërkombëtarë ka vendosur për akreditimin për pesë vjet të Universitetit “Ukshin [...]
AKA nikoqire e panelit vlerësues ndërkombëtar nga CHEA e SHBA-së
Agjencia e Kosovës për Akreditim (AKA) ka qenë nikoqire e një paneli vlerësues amerikan nga Këshilli për Akreditimin e Arsimit të Lartë (CHEA) i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në kuadër të procesit për njohje [...]
Kosova po bashkëpunon me Malajzinë dhe Singaporin për cilësinë në arsimin e lartë
Me ftesë të Kryetarit të Agjencisë së Kualifikimeve të Malajzisë (MQA), Zaini Ujang, Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA), Naim Gashi, i shoqëruar nga dekani i Fakultetit të Studimeve Islame (FSI) [...]
Pas EQAR-it, AKA përparon drejt njohjes ndërkombëtare nga CHEA në SHBA
Agjencia e Kosovës për Akreditim (AKA) është në proces të vlerësimit për t’u bërë autoritet i njohur dhe anëtar i Këshillit për Akreditimin e Arsimit të Lartë (CHEA) në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Gjatë [...]
Agjencia e Kosovës për Akreditim publikon spotet promovuese për punën e saj
Agjencia e Kosovës për Akreditim (AKA), në bashkëpunim me studentët e Fakultetit të Inxhinierisë Elektronike dhe Kompjuterike të Universitetit të Prishtinës, si dhe me përkrahje teknike nga Fakulteti i Gazetarisë i UP-së, ka përgatitur video-spote [...]





