đđđ„đđđĄđŁđ đ đđđ-đĂ« đ đĂ«đŹđĄđąđ„đ„đąđ đđĄđđđĂ«đ«đšđ« đĂ« đđąđ„Ă«đŹđąđŹĂ« đĂ« đđđ-đŹĂ«
Këshilli Shtetëror i Cilësisë (KSQ) i Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA), më 08.10.2025, ka përfunduar mbledhjen e rregullt të 142-të, në të cilën janë shqyrtuar disa çështje të rëndësishme që lidhen me proceset e akreditimit dhe sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë në Republikën e Kosovës.
Ndër pikat e diskutimit ishin shqyrtimi i disa raporteve të ekspertëve ndërkombëtarë të akreditimit, shqyrtimi i aplikimeve të reja për akreditim të programeve, si dhe atyre që ishin shtyrë nga mbledhja paraprake.
Këshilli, po ashtu, diskutoi raportet e monitorimit dhe raportet e procedurave pasakredituese për institucionet e arsimit të lartë, si dhe trajtoi kërkesat e paraqitura nga disa institucione.
Gjatë mbledhjes u bë gjithashtu rishikimi i aplikimeve për përzgjedhjen e ekspertëve vlerësues dhe u zhvillua një diskutim i gjerë mbi rezultatet e organizimit të Konferencës së Tretë Ndërkombëtare të Agjencisë së Kosovës për Akreditim, e cila u mbajt më 30 shtator.
Mbledhja përfundoi me shqyrtimin e çështjeve të tjera të rëndësishme që kontribuojnë në përmirësimin e vazhdueshëm të sistemit të sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë në vend.
Antare e plotë në:
![INQAAHE_logo_png[1]](https://akreditimi.rks-gov.net/wp-content/uploads/2020/10/INQAAHE_logo_png1-300x106.png)
Më Shumë Nga Lajmet e Fundit
Përvojat e Kosovës në sigurimin e cilësisë prezantohen në konferencën rajonale në Shkup
Me ftesë të Këshillit për Bashkëpunim Rajonal (RCC) dhe Bankës Botërore, nën patronatin e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës të Maqedonisë së Veriut, Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA), Naim Gashi, [...]
Këshilli Shtetëror i Cilësisë vizitoi Fakultetin e Studimeve Islame
Këshilli Shtetëror i Cilësisë (KSHC) i Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA) gjatë një vizite në Fakultetin e Studimeve Islame (FSI), janë pritur nga menaxhmenti i këtij fakulteti me të cilët kanë biseduar për fuqizimin [...]
Mbledhja e radhës e KShC-së fokusohet në akreditim dhe vlerësim të cilësisë
Këshilli Shtetëror i Cilësisë (KShC) i Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA), më 23.03.2026, zhvilloi mbledhjen e tij të rregullt, ku u diskutuan dhe u shqyrtuan një sërë çështjesh me rëndësi për sigurimin e cilësisë [...]
AKA forcon bashkëpunimin ndërkombëtar përmes vizitës zyrtare në Arizona State University
Në kuadër të orientimeve strategjike për internacionalizimin e sistemit të arsimit të lartë në Kosovë dhe forcimin e bashkëpunimit ndërkombëtar në fushën e sigurimit të cilësisë, Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë së Kosovës për Akreditim [...]
Adresimi i Drejtorit të Përgjithshëm të AKA-së para Bordit të CHEA-së në Uashington
Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë së Kosovës për Akreditim, Naim Gashi, në adresimin e tij para Bordit të Këshillit për Akreditimin e Arsimit të Lartë (CHEA) në SHBA, theksoi se Republika e Kosovës ka ndërtuar [...]
Aplikimi i AKA-së për njohje në SHBA shqyrtohet në takimin e Bordit të CHEA
Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA), Naim Gashi, dhe zyrtarja e lartë e AKA-së, Fjollë Ajeti, më 9 mars 2026 morën pjesë në takimin e Bordit të Komitetit të Pranimit të [...]





