Agjencia e Akreditimit mbajti takimin e rregullt me institucionet e arsimit të lartë
Këshilli Shtetëror i Cilësisë (KShC) i Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA), më 03.03.2026, mbajti takimin e rregullt vjetor me institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Kosovës, përkatësisht me dekanët, prodekanët, koordinatorët e cilësisë dhe bartësit e programeve të studimit.
Nga KShC në këtë takim morën pjesë Kryetarja e Këshillit, profesoresha Hasnije Ilazi, anëtarët e KShC-së, profesori Gëzim Tosuni, profesori Avni Berisha, si dhe anëtarja studente, znj. Shkurte Bajgora. Nga AKA në takim morën pjesë Drejtori i Përgjithshëm, z. Naim Gashi, dhe Drejtori për Akreditim, z. Arianit Krasniqi.
Në fillim të takimit, Kryetarja Ilazi foli për zhvillimet kryesore në AKA, me theks të veçantë ishte hartimi dhe miratimi i Strategjisë së AKA-së 2026–2030, e cila përmban katër objektiva kryesore dhe është në harmoni të plotë me legjislacionin vendor, orientimet strategjike kombëtare dhe standardet evropiane të cilësisë.
Ajo theksoi se kjo Strategji do të shërbejë si dokument udhërrëfyes për zhvillimin e mëtejshëm institucional dhe për konsolidimin e proceseve të brendshme dhe të jashtme të sigurimit të cilësisë.
Kryetarja Ilazi tha se prioritet për vitin 2026 do të jetë aplikimi i AKA-së për anëtarësim të plotë dhe për t’u njohur si autoritet nga Këshilli për Akreditimin e Arsimit të Lartë (CHEA) në SHBA, si dhe miratimi i Rregullores për programe të dyfishta dhe programe të përbashkëta, me qëllim të avancimit të bashkëpunimit ndërkombëtar dhe rritjes së mobilitetit akademik.
Përfaqësuesit e institucioneve të arsimit të lartë e vlerësuan lart bashkëpunimin dhe rolin që ka AKA në ngritjen dhe garantimin e cilësisë në arsimin e lartë në Republikën e Kosovës, duke theksuar rëndësinë e dialogut të vazhdueshëm institucional.
Të pranishmit paraqitën gjithashtu rekomandime konkrete për përmirësimin dhe plotësimin e procedurave dhe proceseve, në funksion të rritjes së cilësisë së programeve të studimit dhe të forcimit të transparencës dhe llogaridhënies akademike.
Antare e plotë në:
![INQAAHE_logo_png[1]](https://akreditimi.rks-gov.net/wp-content/uploads/2020/10/INQAAHE_logo_png1-300x106.png)
Më Shumë Nga Lajmet e Fundit
AKA organizon punëtori për avancimin e dokumenteve dhe proceseve institucionale
Agjencia e Kosovës për Akreditim (AKA), gjatë periudhës 28–31 tetor 2026, organizoi një punëtori me qëllim të shqyrtimit, plotësimit dhe finalizimit të dokumenteve të rëndësishme për funksionimin dhe avancimin e proceseve institucionale të Agjencisë. Gjatë [...]
Këshilli Shtetëror i Cilësisë (KShC) mbajti mbledhjen e 155-të
Më 26 tetor 2026, Këshilli Shtetëror i Cilësisë (KShC) i Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA) mbajti mbledhjen e tij të 155-të të rregullt. Gjatë mbledhjes u shqyrtuan çështje të rëndësishme që lidhen me proceset [...]
AKA merr pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të ENQA 2026 në Las Palmas de Gran Canaria, Spanjë
Prof. Avni Berisha, President i Këshillit Shtetëror të Cilësisë (KShC), dhe Arianit Krasniqi, Drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA), morën pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të Asociacionit Evropian për Sigurimin e [...]
Fillon Procesi i Monitorimit për Vitin Akademik 2026/2027
Divizioni për Monitorim ka filluar realizimin e procesit të monitorimit për vitin akademik 2026/2027, në kuadër të mandatit dhe përgjegjësive për mbikëqyrjen e zbatimit të standardeve të cilësisë në institucionet e arsimit të lartë. Sot, [...]
Përfundoi me sukses Konferenca e Katërt Vjetore e AKA-së 2026
Agjencia e Kosovës për Akreditim (AKA) organizoi me sukses Konferencën e katërt vjetore, më 29 shtator 2026 në Prishtinë, me temën “Sigurimi i Brendshëm i Cilësisë në Institucionet e Arsimit të Lartë: Nga Vlerësimi drejt [...]
KShC mbajti mbledhjen e radhës
Këshilli Shtetëror i Cilësisë (KShC) i Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA) mbajti më 28 shtator 2026 mbledhjen e radhës, në të cilën u trajtuan një sërë çështjesh të rëndësishme që lidhen me sigurimin e [...]





