AKA nis procesin e akreditimit institucional për vitin e ardhshëm akademik
Agjencia e Kosovës për Akreditim (AKA) ka nisur procesin e akreditimit në nivel institucional, në përputhje me Standardet e Akreditimit të Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe praktikat më të mira evropiane të sigurimit të cilësisë.
Në këtë fazë, tre ekipe të ekspertëve ndërkombëtarë janë angazhuar për të vlerësuar institucionet në bazë të 11 fushave të standardizuara që përfshijnë misionin, qeverisjen, planifikimin strategjik, menaxhimin financiar, integritetin akademik, kërkimin shkencor, personelin akademik, shërbimet studentore dhe burimet mësimore.
Ekspertët e përzgjedhur janë profesionistë eminentë me përvojë të gjerë në proceset e vlerësimit institucional dhe në zbatimin e standardeve të Zonës Evropiane të Arsimit të Lartë (EHEA). Angazhimi i tyre siguron një proces të paanshëm, transparent dhe të mbështetur në evidenca, siç kërkohet nga standardet e akreditimit institucional të AKA-së.
Procesi përfshin analizën e dokumenteve strategjike të institucioneve, vizitat në terren, takimet me përfaqësuesit akademikë, administrativë dhe studentët, si dhe verifikimin e përmbushjes së standardeve kyçe si: qartësia e misionit institucional, qeverisja, planifikimi financiar, cilësia e mësimdhënies, angazhimi kërkimor dhe mbështetja për studentët.
Me këtë proces, AKA synon të forcojë më tej integritetin e sistemit të arsimit të lartë në Republikën e Kosovës, të rrisë llogaridhënien publike dhe të garantojë që institucionet të jenë të përputhshme me standardet evropiane të cilësisë, duke kontribuar në vazhdimësi në rritjen e besueshmërisë ndërkombëtare të sistemit tonë të akreditimit.
Antare e plotë në:
![INQAAHE_logo_png[1]](https://akreditimi.rks-gov.net/wp-content/uploads/2020/10/INQAAHE_logo_png1-300x106.png)
Më Shumë Nga Lajmet e Fundit
AKA organizon punëtori për avancimin e dokumenteve dhe proceseve institucionale
Agjencia e Kosovës për Akreditim (AKA), gjatë periudhës 28–31 tetor 2026, organizoi një punëtori me qëllim të shqyrtimit, plotësimit dhe finalizimit të dokumenteve të rëndësishme për funksionimin dhe avancimin e proceseve institucionale të Agjencisë. Gjatë [...]
Këshilli Shtetëror i Cilësisë (KShC) mbajti mbledhjen e 155-të
Më 26 tetor 2026, Këshilli Shtetëror i Cilësisë (KShC) i Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA) mbajti mbledhjen e tij të 155-të të rregullt. Gjatë mbledhjes u shqyrtuan çështje të rëndësishme që lidhen me proceset [...]
AKA merr pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të ENQA 2026 në Las Palmas de Gran Canaria, Spanjë
Prof. Avni Berisha, President i Këshillit Shtetëror të Cilësisë (KShC), dhe Arianit Krasniqi, Drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA), morën pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të Asociacionit Evropian për Sigurimin e [...]
Fillon Procesi i Monitorimit për Vitin Akademik 2026/2027
Divizioni për Monitorim ka filluar realizimin e procesit të monitorimit për vitin akademik 2026/2027, në kuadër të mandatit dhe përgjegjësive për mbikëqyrjen e zbatimit të standardeve të cilësisë në institucionet e arsimit të lartë. Sot, [...]
Përfundoi me sukses Konferenca e Katërt Vjetore e AKA-së 2026
Agjencia e Kosovës për Akreditim (AKA) organizoi me sukses Konferencën e katërt vjetore, më 29 shtator 2026 në Prishtinë, me temën “Sigurimi i Brendshëm i Cilësisë në Institucionet e Arsimit të Lartë: Nga Vlerësimi drejt [...]
KShC mbajti mbledhjen e radhës
Këshilli Shtetëror i Cilësisë (KShC) i Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA) mbajti më 28 shtator 2026 mbledhjen e radhës, në të cilën u trajtuan një sërë çështjesh të rëndësishme që lidhen me sigurimin e [...]




