Agjencia e Akreditimit po vlerëson katër programe të doktoratës në Universitetin e Prishtinës
Agjencia e Kosovës për Akreditim (AKA) gjatë kësaj jave po vlerëson katër programe të doktoratës në Universitetin e Prishtinës. Në proces të vlerësimit janë angazhuar një ekip i ekspertëve ndërkombëtarë të akreditimit, të cilët vijnë nga fushat përkatëse.
Në proces të vlerësimit janë Programi PhD në Shëndet Publik, në Fakultetin e Mjekësisë; Programi PhD në Kimi në FSHMN; dy programe në Fakultetin e Filologjisë: Programi PhD në Gjuhësi dhe Programi PhD në Letërsi.
Studimet e doktoratës janë një segment i rëndësishëm i sistemit të arsimit të lartë, që ndërlidhin arsimin, kërkimin shkencor dhe inovacionin. Është një pjesë esenciale e identitetit tradicional të një universiteti dhe në shumicën e vendeve evropiane, vetëm universitetet mund të japin një diplomë doktorature.
Programet e doktoratës duhet të zhvillohen dhe mirëmbahen duke përmbushur një sërë kriteresh, por është e rëndësishme të merret në konsideratë që puna kërkimore/hulumtuese shkencore është në epiqendrën e studimit të doktoratës. Për shkak të kësaj, elementët e procesit të cilësisë janë të ndryshme nga dy ciklet e para dhe specifike për programet e doktoratës.
Standardet për nivelin PhD që aplikon AKA ndahen në dy lloje, thelbësore dhe plotësuese. Në total, ekzistojnë 52 standarde: 36 standarde thelbësore dhe 16 standarde plotësuese. Të gjitha standardet thelbësore janë të detyrueshme për të arritur një vlerësim pozitiv në proces të akreditimit. Një program doktorate mund të akreditohet në rast të pajtueshmërisë së plotë ose substanciale.
Antare e plotë në:
![INQAAHE_logo_png[1]](https://akreditimi.rks-gov.net/wp-content/uploads/2020/10/INQAAHE_logo_png1-300x106.png)
Më Shumë Nga Lajmet e Fundit
Këshilli Shtetëror i Cilësisë (KShC) mbajti mbledhjen e 155-të
Më 26 tetor 2026, Këshilli Shtetëror i Cilësisë (KShC) i Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA) mbajti mbledhjen e tij të 155-të të rregullt. Gjatë mbledhjes u shqyrtuan çështje të rëndësishme që lidhen me proceset [...]
AKA merr pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të ENQA 2026 në Las Palmas de Gran Canaria, Spanjë
Prof. Avni Berisha, President i Këshillit Shtetëror të Cilësisë (KShC), dhe Arianit Krasniqi, Drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA), morën pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të Asociacionit Evropian për Sigurimin e [...]
Fillon Procesi i Monitorimit për Vitin Akademik 2026/2027
Divizioni për Monitorim ka filluar realizimin e procesit të monitorimit për vitin akademik 2026/2027, në kuadër të mandatit dhe përgjegjësive për mbikëqyrjen e zbatimit të standardeve të cilësisë në institucionet e arsimit të lartë. Sot, [...]
Përfundoi me sukses Konferenca e Katërt Vjetore e AKA-së 2026
Agjencia e Kosovës për Akreditim (AKA) organizoi me sukses Konferencën e katërt vjetore, më 29 shtator 2026 në Prishtinë, me temën “Sigurimi i Brendshëm i Cilësisë në Institucionet e Arsimit të Lartë: Nga Vlerësimi drejt [...]
KShC mbajti mbledhjen e radhës
Këshilli Shtetëror i Cilësisë (KShC) i Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA) mbajti më 28 shtator 2026 mbledhjen e radhës, në të cilën u trajtuan një sërë çështjesh të rëndësishme që lidhen me sigurimin e [...]
Paneli 2: “Praktikat e mira institucionale në sigurimin e brendshëm të cilësisë”
Paneli 2: “Praktikat e mira institucionale në sigurimin e brendshëm të cilësisë” do të bëjë bashkë Zoran Ježić, Ulrike Krawagna, Eltjo Bazen, Majlinda Gjelaj, Furtuna Mehmeti dhe Fortina Kastrati, të cilët do të sjellin këndvështrime [...]




