Agjencia e Kosovës për Akreditim regjistrohet në EQAR
Prishtinë, 14 Korrik 2025 – Agjencia e Kosovës për Akreditim (AKA) është regjistruar në Regjistrin Evropian për Sigurimin e Cilësisë në Arsimin e Lartë (EQAR), pas vlerësimit pozitiv nga ekipi i pavarur i ekspertëve të Asociacionit Evropian për Sigurimin e Cilësisë (ENQA).
Në letrën zyrtare të cilën, të hënën, Presidenti i EQAR-it, z. Stéphane Lauwick, i ka dërguar Drejtorit të Përgjithshëm të AKA-së, thuhet:
“I nderuar z. Naim Gashi, Komiteti i Regjistrit ka shqyrtuar aplikimin tuaj të datës 02.02.2024 për (riregjistrim) në Regjistrin Evropian për Sigurimin e Cilësisë në Arsimin e Lartë (EQAR). Aplikimi juaj është aprovuar dhe regjistrimi do të jetë i vlefshëm deri më 31.12.2029. Ju lutem pranoni urimet e mia për aplikimin tuaj të suksesshëm dhe përgëzimet e mia të përzemërta për punën tuaj, në emër të të gjithë anëtarëve të Komitetit të Regjistrit.”
EQAR është institucioni më i lartë evropian që regjistron agjenci të cilat veprojnë në përputhje me standardet evropiane për sigurimin e cilësisë në arsimin e lartë (ESG).
Regjistrimi në EQAR përfaqëson një njohje ndërkombëtare të punës së palodhshme dhe të përkushtuar të AKA-së në përmbushjen e standardeve më të larta evropiane, duke rritur ndjeshëm kredibilitetin dhe besueshmërinë e sistemit të arsimit të lartë në Kosovë.
Si rezultat, diplomat e studentëve kosovarë do të kenë vlefshmëri të garantuar dhe të njohur ndërkombëtarisht, si në kuptimin akademik ashtu edhe profesional, në të gjithë Evropën dhe më gjerë. Regjistrimi në EQAR është tregues se diploma vjen nga një program ose institucion që përmbush standardet rigoroze të cilësisë, duke i garantuar studentëve dhe punëdhënësve vlerën e diplomës.
Nga ana tjetër, institucionet e arsimit të lartë në vend do të kenë qasje të plotë në programe të Bashkimit Evropian në fushën e arsimit, mundësi për njohje ndërkombëtare, partneritete, financim, tërheqje studentësh dhe zhvillim të vazhdueshëm.
Me regjistrimin në EQAR, AKA bëhet një institucion kredibil, jo vetëm kombëtar, por edhe ndërkombëtar, pasi në kuptimin e sigurimit të cilësisë, është e barabartë me agjencitë homologe në Evropë dhe më gjerë, dhe mund të vlerësojë institucione të arsimit të lartë jashtë vendit.
Pas marrjes së vendimit për regjistrimin e AKA-së në EQAR, Kryetarja e Këshillit Shtetëror të Cilësisë, prof. Hasnije Ilazi, theksoi se Kosova është vendi i parë në Ballkanin Perëndimor që arrin këtë rezultat:
“Ky është një sukses nacional dhe një arritje kolosale për studentët dhe të diplomuarit kosovarë, pasi që diplomat e tyre tashmë bartin vulën e cilësisë evropiane. Kjo rrit imazhin dhe kredibilitetin e Kosovës si vend me arsim të lartë në përputhje me standardet e BE-së,” tha Ilazi.
Drejtori i Përgjithshëm i AKA-së, z. Naim Gashi, theksoi se ky sukses është rezultat i një procesi të gjatë dhe të përkushtuar:
“Në vitin 2020 hartuam planin për përmbushjen e 14 standardeve. Pas anëtarësimit si ‘affiliate’ në ENQA në shtator 2022 dhe pas aplikimit zyrtar për EQAR në dhjetor 2023, më 1 korrik 2024, një ekip prej pesë ekspertësh ndërkombëtarë vizitoi Kosovën dhe dha një vlerësim pozitiv,” tha Gashi.
Kryetarja Ilazi dhe drejtori Gashi falënderuan për përkrahjen Bordin e AKA-së, stafin profesional, Ministren e Arsimit znj. Arbërie Nagavci, Qeverinë, Kuvendin, shoqërinë civile, donatorët dhe agjencitë partnere ndërkombëtare, me theks të veçantë agjencitë homologe nga Kroacia, Austria dhe Gjermania.
Antare e plotë në:
![INQAAHE_logo_png[1]](https://akreditimi.rks-gov.net/wp-content/uploads/2020/10/INQAAHE_logo_png1-300x106.png)
Më Shumë Nga Lajmet e Fundit
Njihuni me panelistët e Panelit 1 në Konferencën e Katërt Vjetore të AKA
Agjencia e Kosovës për Akreditim ka kënaqësinë të bëjë bashkë ekspertë dhe drejtues të shquar në fushën e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë në Panelin 1: “Roli i agjencive të sigurimit të cilësisë”. [...]
Njihuni me folëset kryesore të Konferencës së Katërt Vjetore të Agjencisë së Kosovës për Akreditim
Agjencia e Kosovës për Akreditim ka kënaqësinë të prezantojë folëset kryesore të konferencës me temën “Sigurimi i brendshëm i cilësisë në institucionet e arsimit të lartë: Nga vlerësimi drejt kulturës së cilësisë”: Anna Gover, Drejtoreshë [...]
AKA merr pjesë në konferencën ndërkombëtare “E Ardhmja e Profesionit Akademik”
Agjencia e Kosovës për Akreditim (AKA) po merr pjesë në konferencën ndërkombëtare “E Ardhmja e Profesionit Akademik”, e cila po mbahet nga 7 deri më 9 shtator 2026 në Universitetin e Aveiros, Portugali. AKA përfaqësohet [...]
Shënojeni datën: 29 shtator 2026
Agjencia e Kosovës për Akreditim organizon Konferencën e Katërt Vjetore Ndërkombëtare: “Sigurimi i brendshëm i cilësisë në institucionet e arsimit të lartë: Nga vlerësimi te kultura e cilësisë” 📍 Prishtinë 🗓️ 29 shtator 2026 Më [...]
Në platformën E-Akreditimi regjistrohen me sukses 2,960 pjesëtarë të stafit akademik
Afati ligjor për deklarimin e stafit akademik në platformën e Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA) ka përfunduar me sukses, duke rezultuar me regjistrimin e 2,960 pjesëtarëve të stafit akademik. Sipas Ligjit për AKA-në, deklarimi [...]
AKA përfituese e dy projekte të reja Erasmus+ të financuara nga Komisioni Evropian
Agjencia e Kosovës për Akreditim (AKA) është shpallur fituese në dy projekte të reja të financuara në kuadër të programit Erasmus+ Capacity Building in Higher Education (CBHE), të cilat janë përzgjedhur për financim nga Komisioni [...]





