AKA dhe Ambasada e SHBA-së diskutojnë për vazhdimin e bashkëpunimit
Kryetarja e Këshillit Shtetëror të Cilësisë (KSHC), profesoresha Hasnije Ilazi dhe Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA), Naim Gashi, kanë pritur më 28.08.2025, në delegacion të Ambasadës Amerikane në Prishtinë, në përbërje të and znj. Rebecca Satterfield, zëvendës zyrtare për çështje publike dhe znj. Remzije Potoku, eksperte për politika të edukimit.
Në takim kanë marrë pjesë edhe Lenda Hyseni, udhëheqëse e Divizionit për Vlerësim dhe Akreditim si dhe Fjollë Ajeti, koordinatore e AKA-së për anëtarësim në Këshilli për Akreditimin e Arsimit të Lartë të Shteteve të Bashkuara (CHEA).
Kryetarja Ilazi i ka falënderuar delegacionin e Ambasadës Amerikane për përkrahjen e vazhdueshme të AKA në zbatimin e standardeve ndërkombëtare, ndërsa drejtori Gashi i ka falënderuar për financimin e projekteve të cilat kanë ndikuar në ngritjen e kapaciteteve teknike të AKA-së.
Znj. Satterfield e ka uruar AKA-në për regjistrimin në Regjistrit Evropian për Sigurimin e Cilësisë në Arsimin e Lartë (EQAR), duke e cilësuar këtë ngjarje shumë të rëndësishme për sistemin e arsimit të lartë në Kosovë.
Gjatë takimit është biseduar për vazhdimin e përkrahjes së AKA-së nga Ambasada Amerikane në projekte që kanë për qëllim ndërkombëtarizimin e sistemit të arsimit në Kosovë.
Antare e plotë në:
![INQAAHE_logo_png[1]](https://akreditimi.rks-gov.net/wp-content/uploads/2020/10/INQAAHE_logo_png1-300x106.png)
Më Shumë Nga Lajmet e Fundit
Përfundoi me sukses Konferenca e Katërt Vjetore e AKA-së 2026
Agjencia e Kosovës për Akreditim (AKA) organizoi me sukses Konferencën e katërt vjetore, më 29 shtator 2026 në Prishtinë, me temën “Sigurimi i Brendshëm i Cilësisë në Institucionet e Arsimit të Lartë: Nga Vlerësimi drejt [...]
KShC mbajti mbledhjen e radhës
Këshilli Shtetëror i Cilësisë (KShC) i Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA) mbajti më 28 shtator 2026 mbledhjen e radhës, në të cilën u trajtuan një sërë çështjesh të rëndësishme që lidhen me sigurimin e [...]
Paneli 2: “Praktikat e mira institucionale në sigurimin e brendshëm të cilësisë”
Paneli 2: “Praktikat e mira institucionale në sigurimin e brendshëm të cilësisë” do të bëjë bashkë Zoran Ježić, Ulrike Krawagna, Eltjo Bazen, Majlinda Gjelaj, Furtuna Mehmeti dhe Fortina Kastrati, të cilët do të sjellin këndvështrime [...]
Njihuni me panelistët e Panelit 1 në Konferencën e Katërt Vjetore të AKA
Agjencia e Kosovës për Akreditim ka kënaqësinë të bëjë bashkë ekspertë dhe drejtues të shquar në fushën e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë në Panelin 1: “Roli i agjencive të sigurimit të cilësisë”. [...]
Njihuni me folëset kryesore të Konferencës së Katërt Vjetore të Agjencisë së Kosovës për Akreditim
Agjencia e Kosovës për Akreditim ka kënaqësinë të prezantojë folëset kryesore të konferencës me temën “Sigurimi i brendshëm i cilësisë në institucionet e arsimit të lartë: Nga vlerësimi drejt kulturës së cilësisë”: Anna Gover, Drejtoreshë [...]
AKA merr pjesë në konferencën ndërkombëtare “E Ardhmja e Profesionit Akademik”
Agjencia e Kosovës për Akreditim (AKA) po merr pjesë në konferencën ndërkombëtare “E Ardhmja e Profesionit Akademik”, e cila po mbahet nga 7 deri më 9 shtator 2026 në Universitetin e Aveiros, Portugali. AKA përfaqësohet [...]




