AKA falënderon Ambasadën e SHBA-së për përkrahje institucionale dhe financiare
Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë e Kosovës për Akreditim (AKA), Naim Gashi, gjatë një pritje që iu bëri përfaqësuesve të Ambasadës Amerikane në Prishtinë, znj. Jennifer Lawson dhe znj. Remzije Potoku, e ka falënderuar Ambasadën e SHBA-së për përkrahje institucionale dhe financiare për Agjencinë.
Drejtori Gashi ka thënë se SHBA ka financuar disa projekte në AKA të cilat kanë pasur ndikim të drejtpërdrejt për zhvillimin e kapaciteteve të Agjencisë në funksion të ngritjes së vazhdueshme të cilësisë në arsimin e lartë në Republikën e Kosovës.
Gjatë vizitës, përfaqësuesit e Ambasadës së SHBA-së, janë njoftuar me zhvillimet kryesore në Agjenci. Drejtori Gashi ka thënë se AKA sot është një institucion kredibil, transparent dhe llogaridhënës me një imazh pozitiv në sistemin e arsimit të lartë dhe opinionin publik në përgjithësi.
Znj. Lawson e ka mirëpritur efektin pozitiv që kanë pasur projektet e financuara nga Ambasada Amerikane në AKA.
Në fund të vizitës, përfaqësueset e Ambasadës Amerikane kanë vizituar hapësirat e reja dhe moderne të punës së stafit të Agjencisë.
Antare e plotë në:
![INQAAHE_logo_png[1]](https://akreditimi.rks-gov.net/wp-content/uploads/2020/10/INQAAHE_logo_png1-300x106.png)
Më Shumë Nga Lajmet e Fundit
Adresimi i Drejtorit të Përgjithshëm të AKA-së para Bordit të CHEA-së në Uashington
Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë së Kosovës për Akreditim, Naim Gashi, në adresimin e tij para Bordit të Këshillit për Akreditimin e Arsimit të Lartë (CHEA) në SHBA, theksoi se Republika e Kosovës ka ndërtuar [...]
Aplikimi i AKA-së për njohje në SHBA shqyrtohet në takimin e Bordit të CHEA
Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA), Naim Gashi, dhe zyrtarja e lartë e AKA-së, Fjollë Ajeti, më 9 mars 2026 morën pjesë në takimin e Bordit të Komitetit të Pranimit të [...]
Agjencia e Akreditimit mbajti takimin e rregullt me institucionet e arsimit të lartë
Këshilli Shtetëror i Cilësisë (KShC) i Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA), më 03.03.2026, mbajti takimin e rregullt vjetor me institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Kosovës, përkatësisht me dekanët, prodekanët, koordinatorët e [...]
AKA po vazhdon procesin e monitorimit të IAL-ve në Kosovë
Një ekip i Divizionit të Monitorimit i Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA), më 26.02.2026, realizoi vizita monitoruese në programet Infermieri, Farmaci dhe Shëndeti Publik në Fakultetin e Mjekësisë në Universitetin e Prishtinës, në kuadër [...]
Universiteti i Prizrenit dhe AKSP akreditohen për pesë vjet
Këshilli Shtetëror i Cilësisë (KShC) i Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA), në mbledhjen e mbajtur më 23.02.2026, pasi ka shqyrtuar raportet e ekspertëve ndërkombëtarë ka vendosur për akreditimin për pesë vjet të Universitetit “Ukshin [...]
AKA nikoqire e panelit vlerësues ndërkombëtar nga CHEA e SHBA-së
Agjencia e Kosovës për Akreditim (AKA) ka qenë nikoqire e një paneli vlerësues amerikan nga Këshilli për Akreditimin e Arsimit të Lartë (CHEA) i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në kuadër të procesit për njohje [...]





