AKA miratoi Udhëzuesin për Mbrojtjen e të Dhënave Personale
Agjencia e Kosovës për Akreditim (AKA), duke u bazuar në Ligjin për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, e ka hartuar dhe miratuar Udhëzuesin për Mbrojtjen e të Dhënave Personale.
Ky dokument përcakton procedurat dhe masat teknike e organizative që duhet të zbatohen për garantimin e sigurisë, konfidencialitetit dhe integritetit të të dhënave personale gjatë përpunimit dhe ruajtjes së tyre.
Udhëzuesi synon të forcojë mekanizmat e brendshëm institucionalë të AKA-së për mbrojtjen e të dhënave personale, duke siguruar që përpunimi i tyre të bëhet në mënyrë të ligjshme, transparente dhe vetëm për qëllime të përcaktuara.
Ai parasheh gjithashtu masa konkrete për menaxhimin e rrezikut, kontrollin e qasjes, raportimin e shkeljeve eventuale, si dhe përgjegjësitë e zyrtarëve në zbatimin e standardeve të mbrojtjes së të dhënave.
Në përmbajtjen e tij trajtohen edhe të drejtat e subjekteve të të dhënave personale, përfshirë të drejtën për informim, qasje, korrigjim, kufizim të përpunimit dhe transferim të të dhënave, në përputhje me legjislacionin në fuqi.
Po ashtu, udhëzuesi përcakton rolin e zyrtarit për mbrojtjen e të dhënave personale dhe masat që duhet të ndërmerren për garantimin e sigurisë në sistemet informative dhe në dokumentacionin fizik.
Me miratimin e këtij udhëzuesi, AKA riafirmon përkushtimin e saj për forcimin e përgjegjshmërisë institucionale dhe për zbatimin e standardeve të larta në mbrojtjen e të dhënave personale, në funksion të rritjes së sigurisë juridike, transparencës dhe besimit publik.
Udhëzuesi i AKA-së për Mbrojtjen e të Dhënave Personale do të publikohet në ueb-faqen e AKA-së pasi të merret konfirmimi nga Agjencia për Informim dhe Privatësi se përmbajtja e tij është në përputhje me Ligjin për Mbrojtjen e të Dhënave Personale.
Antare e plotë në:
![INQAAHE_logo_png[1]](https://akreditimi.rks-gov.net/wp-content/uploads/2020/10/INQAAHE_logo_png1-300x106.png)
Më Shumë Nga Lajmet e Fundit
Këshilli Shtetëror i Cilësisë (KShC) mbajti mbledhjen e 155-të
Më 26 tetor 2026, Këshilli Shtetëror i Cilësisë (KShC) i Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA) mbajti mbledhjen e tij të 155-të të rregullt. Gjatë mbledhjes u shqyrtuan çështje të rëndësishme që lidhen me proceset [...]
AKA merr pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të ENQA 2026 në Las Palmas de Gran Canaria, Spanjë
Prof. Avni Berisha, President i Këshillit Shtetëror të Cilësisë (KShC), dhe Arianit Krasniqi, Drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA), morën pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të Asociacionit Evropian për Sigurimin e [...]
Fillon Procesi i Monitorimit për Vitin Akademik 2026/2027
Divizioni për Monitorim ka filluar realizimin e procesit të monitorimit për vitin akademik 2026/2027, në kuadër të mandatit dhe përgjegjësive për mbikëqyrjen e zbatimit të standardeve të cilësisë në institucionet e arsimit të lartë. Sot, [...]
Përfundoi me sukses Konferenca e Katërt Vjetore e AKA-së 2026
Agjencia e Kosovës për Akreditim (AKA) organizoi me sukses Konferencën e katërt vjetore, më 29 shtator 2026 në Prishtinë, me temën “Sigurimi i Brendshëm i Cilësisë në Institucionet e Arsimit të Lartë: Nga Vlerësimi drejt [...]
KShC mbajti mbledhjen e radhës
Këshilli Shtetëror i Cilësisë (KShC) i Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA) mbajti më 28 shtator 2026 mbledhjen e radhës, në të cilën u trajtuan një sërë çështjesh të rëndësishme që lidhen me sigurimin e [...]
Paneli 2: “Praktikat e mira institucionale në sigurimin e brendshëm të cilësisë”
Paneli 2: “Praktikat e mira institucionale në sigurimin e brendshëm të cilësisë” do të bëjë bashkë Zoran Ježić, Ulrike Krawagna, Eltjo Bazen, Majlinda Gjelaj, Furtuna Mehmeti dhe Fortina Kastrati, të cilët do të sjellin këndvështrime [...]





