AKA nisi procesin e akreditimit institucional në Universitetin e Prishtinës
Agjencia e Kosovës për Akreditim (AKA), më 18.11.2024 nisi procesin e akreditimit institucional në Universitetin e Prishtinës. Ky është akreditimi i parë që po zhvillohet me Standardet e reja të akreditimit të bazuara në Ligjin e ri të AKA-së.
Udhëheqëse e ekipit të ekspertëve që po vlerësojnë Universitetin e Prishtinës është profesoresha nga Universiteti i Zagrebit, Melita Kovacevic, ndërsa në përbërje të ekipit janë edhe Prorektorja e Universitetit të Bukureshtit, Magdalena Platis, profesori Mauro Zarreli nga Këshilli Nacional i Hulumtimit në Napolit të Italisë dhe studentja eksperte Marija Vasilevska.
Gjatë kësaj jave, dy ekipe të ekspertëve ndërkombëtarë të akreditimit do të vlerësojnë në nivel institucional gjashtë institucione të arsimit të lartë në Republikën e Kosovës, me standardet e reja të vlerësimit të cilat kanë hyrë në fuqi nga 1 tetor 2024.
Para se të fillojë procesi i vlerësimit, AKA ka organizuar trajnime për institucionet e arsimit të lartë, por janë trajnuar edhe ekspertët që marrin pjesë në procesin e vlerësimit.
Këshillit Shtetëror të Cilësisë (KShC) i AKA-së, në mbledhjen 116 të mbajtur më 25.09.2023, i ka miratuar Standardet për akreditimin/riakreditimin e institucioneve të arsimit të lartë në nivel institucional dhe të programeve të studimit bachelor dhe master.
AKA është kujdesur që në hartimin e standardeve të përfshihen anëtarët vendorë dhe ndërkombëtarë të KShC-së, ekspertë vendorë dhe ndërkombëtarë të fushës së arsimit të lartë, institucionet e arsimit të lartë, përfaqësues të shoqërisë civile, përfaqësuesit e studentëve, përfaqësues të MAShTI-it, donatorë të fushës së arsimit dhe të gjithë akterët tjerë relevantë për arsimin e lartë.
Antare e plotë në:
![INQAAHE_logo_png[1]](https://akreditimi.rks-gov.net/wp-content/uploads/2020/10/INQAAHE_logo_png1-300x106.png)
Më Shumë Nga Lajmet e Fundit
Përfundoi me sukses Konferenca e Katërt Vjetore e AKA-së 2026
Agjencia e Kosovës për Akreditim (AKA) organizoi me sukses Konferencën e katërt vjetore, më 29 shtator 2026 në Prishtinë, me temën “Sigurimi i Brendshëm i Cilësisë në Institucionet e Arsimit të Lartë: Nga Vlerësimi drejt [...]
KShC mbajti mbledhjen e radhës
Këshilli Shtetëror i Cilësisë (KShC) i Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA) mbajti më 28 shtator 2026 mbledhjen e radhës, në të cilën u trajtuan një sërë çështjesh të rëndësishme që lidhen me sigurimin e [...]
Paneli 2: “Praktikat e mira institucionale në sigurimin e brendshëm të cilësisë”
Paneli 2: “Praktikat e mira institucionale në sigurimin e brendshëm të cilësisë” do të bëjë bashkë Zoran Ježić, Ulrike Krawagna, Eltjo Bazen, Majlinda Gjelaj, Furtuna Mehmeti dhe Fortina Kastrati, të cilët do të sjellin këndvështrime [...]
Njihuni me panelistët e Panelit 1 në Konferencën e Katërt Vjetore të AKA
Agjencia e Kosovës për Akreditim ka kënaqësinë të bëjë bashkë ekspertë dhe drejtues të shquar në fushën e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë në Panelin 1: “Roli i agjencive të sigurimit të cilësisë”. [...]
Njihuni me folëset kryesore të Konferencës së Katërt Vjetore të Agjencisë së Kosovës për Akreditim
Agjencia e Kosovës për Akreditim ka kënaqësinë të prezantojë folëset kryesore të konferencës me temën “Sigurimi i brendshëm i cilësisë në institucionet e arsimit të lartë: Nga vlerësimi drejt kulturës së cilësisë”: Anna Gover, Drejtoreshë [...]
AKA merr pjesë në konferencën ndërkombëtare “E Ardhmja e Profesionit Akademik”
Agjencia e Kosovës për Akreditim (AKA) po merr pjesë në konferencën ndërkombëtare “E Ardhmja e Profesionit Akademik”, e cila po mbahet nga 7 deri më 9 shtator 2026 në Universitetin e Aveiros, Portugali. AKA përfaqësohet [...]





