AKA organizon trajnim për aplikimin online në kuadër të proceseve të akreditimit
Prishtinë, 27 qershor 2025 – Agjencia e Kosovës për Akreditim (AKA) ka organizuar një trajnim me rastin e funksionalizimit të komponentës së aplikimit online për proceset e akreditimit nga institucionet e arsimit të lartë (IAL) në Republikën e Kosovës.
Trajnimi është mbajtur nga administratori për sistemet softuerike dhe bazën e të dhënave në AKA, z. Kastriot Ilazi, në bashkëpunim me stafin teknik mbështetës të Agjencisë. Në këtë aktivitet morën pjesë prorektorët dhe koordinatorët e cilësisë nga IAL-të publike dhe private të vendit.
Platforma e re digjitale mundëson aplikimin në distancë për akreditim dhe riakreditim institucional apo të programeve studimore, deklarimin e stafit akademik për secilin program, si dhe ndërlidhjen e drejtpërdrejtë me sistemet e Agjencisë së Regjistrit Civil (ARC) dhe Administratës Tatimore të Kosovës (ATK).
Përmes kësaj iniciative, AKA synon të avancojë më tej efikasitetin, efiçiencën dhe transparencën në sistemin e arsimit të lartë, duke lehtësuar ndërveprimin mes institucioneve dhe duke reduktuar ndjeshëm ngarkesën administrative.
Implementimi i kësaj platforme shënon përmbylljen e ciklit të digjitalizimit të proceseve të brendshme të AKA-së, duke krijuar një ekosistem të integruar funksional ku ndërveprojnë Agjencia e Akreditimit, Këshilli Shtetëror i Cilësisë (KSHC), institucionet e arsimit të lartë, studentët dhe publiku i gjerë.
Agjencia do të vazhdojë të ofrojë mbështetje teknike dhe trajnime shtesë për përdoruesit institucionalë, me qëllim që tranzicioni drejt sistemit të ri të jetë sa më i lehtë dhe efektiv.
Antare e plotë në:
![INQAAHE_logo_png[1]](https://akreditimi.rks-gov.net/wp-content/uploads/2020/10/INQAAHE_logo_png1-300x106.png)
Më Shumë Nga Lajmet e Fundit
Këshilli Shtetëror i Cilësisë (KShC) mbajti mbledhjen e 155-të
Më 26 tetor 2026, Këshilli Shtetëror i Cilësisë (KShC) i Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA) mbajti mbledhjen e tij të 155-të të rregullt. Gjatë mbledhjes u shqyrtuan çështje të rëndësishme që lidhen me proceset [...]
AKA merr pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të ENQA 2026 në Las Palmas de Gran Canaria, Spanjë
Prof. Avni Berisha, President i Këshillit Shtetëror të Cilësisë (KShC), dhe Arianit Krasniqi, Drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA), morën pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të Asociacionit Evropian për Sigurimin e [...]
Fillon Procesi i Monitorimit për Vitin Akademik 2026/2027
Divizioni për Monitorim ka filluar realizimin e procesit të monitorimit për vitin akademik 2026/2027, në kuadër të mandatit dhe përgjegjësive për mbikëqyrjen e zbatimit të standardeve të cilësisë në institucionet e arsimit të lartë. Sot, [...]
Përfundoi me sukses Konferenca e Katërt Vjetore e AKA-së 2026
Agjencia e Kosovës për Akreditim (AKA) organizoi me sukses Konferencën e katërt vjetore, më 29 shtator 2026 në Prishtinë, me temën “Sigurimi i Brendshëm i Cilësisë në Institucionet e Arsimit të Lartë: Nga Vlerësimi drejt [...]
KShC mbajti mbledhjen e radhës
Këshilli Shtetëror i Cilësisë (KShC) i Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA) mbajti më 28 shtator 2026 mbledhjen e radhës, në të cilën u trajtuan një sërë çështjesh të rëndësishme që lidhen me sigurimin e [...]
Paneli 2: “Praktikat e mira institucionale në sigurimin e brendshëm të cilësisë”
Paneli 2: “Praktikat e mira institucionale në sigurimin e brendshëm të cilësisë” do të bëjë bashkë Zoran Ježić, Ulrike Krawagna, Eltjo Bazen, Majlinda Gjelaj, Furtuna Mehmeti dhe Fortina Kastrati, të cilët do të sjellin këndvështrime [...]




