AKA përfiton nga përvojat kroate në ofrimin e programeve të përbashkëta dhe të dyfishta
Kryetarja e Këshillit Shtetëror të Cilësisë (KSHC), profesoresha Hasnije Ilazi dhe Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA), Naim Gashi, janë pritur më 7 prill 2025, në Universitetin e Zagrebit nga Prorektori për Bashkëpunim Ndërkombëtar, profesori Jurica Pavičić.
Gjatë takimit u zhvillua një diskutim i frytshëm mbi përvojat e Kroacisë në zhvillimin dhe implementimin e programeve të përbashkëta dhe të dyfishta të studimit në arsimin e lartë.
Kryetarja Ilazi theksoi se AKA aktualisht është në proces të hartimit të rregulloreve dhe udhëzimeve për institucionet e arsimit të lartë në Kosovë, të cilat do të mundësojnë ofrimin e programeve të përbashkëta dhe të dyfishta me institucione e jashtme të arsimit të lartë.
Ajo nënvizoi se përvojat kroate janë tejet të vlefshme dhe mund të kontribuojnë në mënyrë të drejtpërdrejtë në ngritjen e cilësisë dhe ndërkombëtarizimin e arsimit në Kosovë.
Nga ana e tij, profesori Pavičić ndau përvojat konkrete të Universitetit të Zagrebit dhe theksoi se programet e dyfishta të studimit kanë rezultuar të jenë më të qëndrueshme dhe të suksesshme në krahasim me programet e përbashkëta. Ai gjithashtu shprehu gatishmërinë për të ndarë praktikat më të mira me institucionet e arsimit të lartë në Kosovë dhe për të mbështetur nismat që çojnë drejt bashkëpunimit ndërkombëtar.
Drejtori Gashi vlerësoi angazhimin e palës kroate dhe theksoi se AKA, në vitet e fundit, ka bërë përparim të konsiderueshëm në zbatimin e standardeve evropiane të sigurimit të cilësisë (ESG). Ai shtoi se në Kosovë është ndërtuar një kohezion nacional për garantimin e cilësisë në arsimin e lartë, gjë që reflekton përkushtimin për reforma dhe integrim në hapësirën e arsimit të lartë evropian.
Delegacioni i AKA-së i shoqëruar edhe nga anëtarja ndërkombëtare e KSHC-së, profesoresha Maja Martinović, është takuar edhe me Karmela Barišić, e cila ka shërbyer si Kryetare e Këshillit të Akreditimit të Agjencisë për Shkencë dhe Arsimin e Lartë të Kroacisë (AZVO), më shumë se 10 vite. Në këtë takim janë shkëmbyer idetë për praktikat më të mira të sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë dhe zbatimin e standardeve evropiane të cilësisë.
Gjatë vizitës në Zagreb, krerët e AKA-së, janë takuar edhe me profesoreshën Melita Kovačević, e cila është e angazhuar në procesin e rishikimit të standardeve të PhD në AKA.
Ky takim përbën një hap të rëndësishëm drejt forcimit të bashkëpunimit ndërinstitucional dhe hap mundësi të reja për shkëmbime akademike dhe ngritje të cilësisë në programet studimore në Kosovë.
Antare e plotë në:
![INQAAHE_logo_png[1]](https://akreditimi.rks-gov.net/wp-content/uploads/2020/10/INQAAHE_logo_png1-300x106.png)
Më Shumë Nga Lajmet e Fundit
Këshilli Shtetëror i Cilësisë (KShC) mbajti mbledhjen e 155-të
Më 26 tetor 2026, Këshilli Shtetëror i Cilësisë (KShC) i Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA) mbajti mbledhjen e tij të 155-të të rregullt. Gjatë mbledhjes u shqyrtuan çështje të rëndësishme që lidhen me proceset [...]
AKA merr pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të ENQA 2026 në Las Palmas de Gran Canaria, Spanjë
Prof. Avni Berisha, President i Këshillit Shtetëror të Cilësisë (KShC), dhe Arianit Krasniqi, Drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA), morën pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të Asociacionit Evropian për Sigurimin e [...]
Fillon Procesi i Monitorimit për Vitin Akademik 2026/2027
Divizioni për Monitorim ka filluar realizimin e procesit të monitorimit për vitin akademik 2026/2027, në kuadër të mandatit dhe përgjegjësive për mbikëqyrjen e zbatimit të standardeve të cilësisë në institucionet e arsimit të lartë. Sot, [...]
Përfundoi me sukses Konferenca e Katërt Vjetore e AKA-së 2026
Agjencia e Kosovës për Akreditim (AKA) organizoi me sukses Konferencën e katërt vjetore, më 29 shtator 2026 në Prishtinë, me temën “Sigurimi i Brendshëm i Cilësisë në Institucionet e Arsimit të Lartë: Nga Vlerësimi drejt [...]
KShC mbajti mbledhjen e radhës
Këshilli Shtetëror i Cilësisë (KShC) i Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA) mbajti më 28 shtator 2026 mbledhjen e radhës, në të cilën u trajtuan një sërë çështjesh të rëndësishme që lidhen me sigurimin e [...]
Paneli 2: “Praktikat e mira institucionale në sigurimin e brendshëm të cilësisë”
Paneli 2: “Praktikat e mira institucionale në sigurimin e brendshëm të cilësisë” do të bëjë bashkë Zoran Ježić, Ulrike Krawagna, Eltjo Bazen, Majlinda Gjelaj, Furtuna Mehmeti dhe Fortina Kastrati, të cilët do të sjellin këndvështrime [...]




