AKA pjesë e Konferencës ndërkombëtare të Agjencisë ATMAE në SHBA
Në kuadër të bashkëpunimit në fushën e sigurimit të cilësisë në arsimit në arsimin e lartë, me ftesë të Presidentit të Bordit të Agjencisë Amerikane të Akreditimit – ATMAE, Ahmad Zargari, Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA), Naim Gashi, ka marrë pjesë në Konferencën ndërkombëtare vjetore, që u mbajt në Las Vegas, e cila është një nga ngjarjet më të rëndësishme në Shtetet e Bashkuara në fushën e programeve të studimit për teknologjinë, menaxhimin dhe inxhinierinë e aplikuar.
Kjo konferencë është një mundësi e shkëlqyer për profesorë, administratorë, studentë, përfaqësues nga biznesi dhe industria, të cilët janë të pasionuar pas avancimit të njohurive dhe aftësive të tyre në këto fusha të studimeve.
Me një larmi të gjerë të pjesëmarrësve, konferenca ofron një platformë unike për rrjetëzim, bashkëpunim dhe shkëmbim idesh.
Në kuadër të bashkëpunimit me Agjencinë ATMAE, ekspertët amerikanë të akreditimit vijnë në Kosovë, në dy vitet e fundit, për të marrë pjesë në procesin e vlerësimit të jashtëm të programeve të studimit.
Antare e plotë në:
![INQAAHE_logo_png[1]](https://akreditimi.rks-gov.net/wp-content/uploads/2020/10/INQAAHE_logo_png1-300x106.png)
Më Shumë Nga Lajmet e Fundit
Këshilli Shtetëror i Cilësisë (KShC) mbajti mbledhjen e 155-të
Më 26 tetor 2026, Këshilli Shtetëror i Cilësisë (KShC) i Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA) mbajti mbledhjen e tij të 155-të të rregullt. Gjatë mbledhjes u shqyrtuan çështje të rëndësishme që lidhen me proceset [...]
AKA merr pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të ENQA 2026 në Las Palmas de Gran Canaria, Spanjë
Prof. Avni Berisha, President i Këshillit Shtetëror të Cilësisë (KShC), dhe Arianit Krasniqi, Drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA), morën pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të Asociacionit Evropian për Sigurimin e [...]
Fillon Procesi i Monitorimit për Vitin Akademik 2026/2027
Divizioni për Monitorim ka filluar realizimin e procesit të monitorimit për vitin akademik 2026/2027, në kuadër të mandatit dhe përgjegjësive për mbikëqyrjen e zbatimit të standardeve të cilësisë në institucionet e arsimit të lartë. Sot, [...]
Përfundoi me sukses Konferenca e Katërt Vjetore e AKA-së 2026
Agjencia e Kosovës për Akreditim (AKA) organizoi me sukses Konferencën e katërt vjetore, më 29 shtator 2026 në Prishtinë, me temën “Sigurimi i Brendshëm i Cilësisë në Institucionet e Arsimit të Lartë: Nga Vlerësimi drejt [...]
KShC mbajti mbledhjen e radhës
Këshilli Shtetëror i Cilësisë (KShC) i Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA) mbajti më 28 shtator 2026 mbledhjen e radhës, në të cilën u trajtuan një sërë çështjesh të rëndësishme që lidhen me sigurimin e [...]
Paneli 2: “Praktikat e mira institucionale në sigurimin e brendshëm të cilësisë”
Paneli 2: “Praktikat e mira institucionale në sigurimin e brendshëm të cilësisë” do të bëjë bashkë Zoran Ježić, Ulrike Krawagna, Eltjo Bazen, Majlinda Gjelaj, Furtuna Mehmeti dhe Fortina Kastrati, të cilët do të sjellin këndvështrime [...]







